Aktualitet 21 Tetor 2020

Situata në vend vijon të jetë shqetësuese, ja ç'tregojnë shifrat në 24 orët e fundit

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të dhënave të Covid-19 në vendin tonë. Numri i infeksioneve të reja është sërish në nivele të larta. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 4 qytetarë ndërsa 116 pacientë janë shëruar ditën e fundit, duke e çuar në 10342 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor