Aktualitet 21 Tetor 2020

Zbardhet rregullorja e universiteteve, ja çfarë ndodh nqs 1 mësues ose nxënës infektohet me Koronavirus

Aktualitet

Universiteti i Tiranës ka miratuar rregulloren që do të zbatohet që prej datës 2 nëntor, dita kur do të nis dhe viti i ri akedemik. Sipas rregulores në rast se një student rezulton me COVID19, e gjithë klasa do të vazhdojë mësimin online për 14 ditë.

Sipas rregullores, Universiteti i Tiranës ka vendosur që në 4 javët e para në Nëntorit, vitet e para do bëjnë mësim ne auditore, ndërkohë që për vitet më të larta do të ketë një alternim midis mësimit online dhe mësimit në auditore. Për zgjedhjen e mësimit do flitet me pedagogë të lëndës, dhe do të vendoset për mënyrën sesi ai do të kryhet.

Ndërkohë  në vendimin që ka marrë Universitetit i Tiranës thuhet se administrata duhet të kujdeset që të gjithë studentët të jenë të pajisur me masat parandaluese për Covid-19.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor