Showbiz 21 Tetor 2020

Vesa Luma kishte menduar të bënte buzët, por ndryshoi mendje për shkak të ....

Showbiz

Një gjë në veçanti duhet të keni parasysh në rrjetet sociale: është gjithmonë një vëzhgues (i mprehtë) që zbulon gjithçka, madje edhe atëhere kur nuk ka asgjë për të zbuluar. Këtë herë, ka qenë radha e Vesa Lumës për t'u përballur me një koment, që ajo vetë e ka marrë me shumë sportivitet.

Në një nga fotot e postuara, një përdoruese e rrjetit ka shkruar: “Çfarë u ke bërë buzëve moj aman? Pse shpërfytyroheni me zor?” Por, Vesa që në të vërtetë nuk ka lidhje me ndonjë ndërhyrje të mundshme – për më tepër në buzë – e ka patur gati përgjigjen. “S’i kam bërë asgjë…Mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vej maskë, më kishin shku’ lekët kot”, ka shkruar këngëtarja me humor. Vesa nuk e ka lënë me kaq, duke shtuar në postimin e saj në Instagram: “Meqë ra fjala, Facebook-un e kam zjarr!”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor