Ëmbëlsira 20 Tetor 2020

Nuk keni pse prisni Krishtlindjen, përgatisni melomakaronat tani sipas kësaj recete

Ëmbëlsira

Melomakaronat janë biskota tradicionale greke me arra dhe mjaltë, të cilat përgatiten veçanërisht me rastin e festës së Krishtlindjeve, por neve në Living vendosëm t'i përgatisim sot.

Përbërësit: 500 g miell, 100 g miell ermik, 200 ml lëng portokalli, 200 ml vaj luledielli, 75 ml vaj ulliri, 25 g sheqer, ½ lugë e vogël karafil pluhur, ½ lugë e vogël arrëmyshk, 1 lugë kanellë, 1 lugë fryrës dhe lëkura e 1 portokalli.
Shërbeti: 250 ml ujë, 400 g sheqer, 1 portokall, 70 g mjaltë, 1 shkop kanellë dhe 3-4 karafila .

Përgatija: Fillimisht vendosim sherbetin të ziejë bashkë me erëzat. Ndërkohë në tas vendosim miellin dhe të gjithë përbërësit e thatë, i përziejmë mirë. Shtojmë vajrat, lëngun e portokallit dhe formojmë brumin. I ndajmë në topa, i japim formë ovale dhe i pjekim në furrë të para ngrohur me 180 gradë për 20 minuta. Sapo dalin nga furra i vendosim me kujdes në sherbet dhe i lëmë disa sekonda. I vendosim në pjatën që do i shërbejmë dhe sherbetin e mbetur ia hedhim sipër gjithashtu i hedhim edhe feta bajamesh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor