Pjata kryesore 16 Tetor 2020

Supë me patate dhe panxhar

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 2 persona: 500g panxhar i kuq, 2 qepë të njoma, 1 mollë jeshile, 1 patate, 1/2 litër lëng zarzavatesh, 80g kos i bardhë, 50g djathë Gorgonzola, vaj ulliri, kripë e piper.

Përgatitja: Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët, të ndara në kubikë, i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e zarzavateve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë I hedhim më pas në blender dhe i grijmë derisa të jenë bërë si pure. E rregullojmë për kripë e piper. Grijmë tani në blender djathin Gorgonzola e kosin. E shërbejmë supën me salcën e kosit sipër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor