Tendencat e fundit te modes 14 Tetor 2020

5 mënyra për të kombinuar një xhaketë lëkurë këtë dimër

Tendencat e fundit te modes

Xhaketa e lëkurës është ideale për këto ditë  në të cilat herë bie shi dhe herë del diell, ashtu si edhe sot.  Më poshtë keni disa mënyra për të kombinuar këtë xhaketë në përditshmëri por edhe në raste të veçanta:

1-Me pantallona të shkurtra:  Kush tha që nuk mund të vishni pantallona të shkurtra në vjeshtë? Pantallona të shkurtra, një këmishë dhe një palë çizme,e me një xhaketë lëkure  bën veshjen e përsosur për një mbrëmje. Xhaketa prej lëkure shton një kthesë rinore, argëtuese dhe është e shkëlqyeshme për ato net të ftohta të vjeshtës.

2-Një veshje monokrom: Një veshje monokromatike duhet menduar pak më shumë pasi do të duhet të gjeni rroba të tjera që janë të gjitha me të njëjtën ngjyrë ose një hije të ngjashme. Filloni me ngjyrën e xhaketës prej lëkure, pastaj ndërtoni mbi të veshjen.

3-Vendosni një rrip: Xhaketa lëkure me rripa u panë në të gjitha sfilatat e vjeshtës, nga Miu Miu te Salvatore Ferragamo. Ky aksesor i vogël do të nxjerrë në pah belin tuaj dhe gjithashtu do të krijojë një veshje fantastike.

4-krijoni shtresëzime: Shtresat mbi  xhaketën e lëkurës janë një truk i shkëlqyeshëm për ditët kur koha është më e ftohtë dhe ju keni nevojë për ngrohtësi shtesë. Kjo pamje mund të arrihet në dy mënyra: shtresa mbi ose shtresim nën.

5-Një fustan: Një fustan i hijshëm prej sateni ose mëndafshi i veshur nën një xhaketë prej lëkure të zezë bën veshjen perfekte ditën dhe natën. Është e lehtë dhe e përshtatshme për zyrën , por gjithashtu mjaft e gjallë për pije më vonë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor