Marredhenia ne çift 13 Tetor 2020

S'keni pse të vini alarmin, seksi duhet të zgjasë as më shumë e as më pak se ....

Marredhenia ne çift

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Shpeshherë pyetjet që marr në ‘’Tabu Blog’’ kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e marrëdhënies seksuale. Sa shumë është shumë dhe sa pak është pak? Kur mund të ndihemi mirë dhe me vetëbesim të plotë rreth aftësive tona seksuale ? Sa duhet të zgjasë marrëdhënia seksuale ?

Dua të them menjëherë që në seksualitet nuk ka shumë kuptim të flasim për “normale”. Çdo çift ka ritmet e veta dhe për këtë arsye është më e këshillueshme të flitet për kënaqësi të çiftit sesa për “normalizim”. Si rrjedhojë nuk ekziston një “sasi” normale për seksin apo një kohëzgjatje standarde, sidomos nëse bëhet fjalë për të rinj që ende nuk e kanë kuptuar mirë raportin me veten dhe janë në hapat e para të zotërimit të plotë të jetës seksuale.

Duhet të kuptojmë që nëse koha që përfshin në një raport është e shkurtër, nuk do të thotë që është për shkak të eksperiencës së shumtë apo të eksitimit të tepërt. Pastaj mos harrojmë që kohëzgjatja e raportit seksual nuk është indikatori i vetëm i kënaqësisë apo i cilësisë së marrëdhënies seksuale. Secili çift ka kohën, nevojat dhe mënyrat e veta të të shprehurit dhe të jetuarit të dashurisë. Të numërosh raportet seksuale dhe kohëzgjatjen e tyre është një humbje e madhe kohe, sepse qëllimi i vetëm nga i cili nuk duhet të largohemi është: kënaqësia.

Këshilla e vetme që duhet të ndiqni është që të gjeni kohë për veten dhe partnerin  dhe të eksperimentoni. Mos u fokusoni në fjalët që dëgjoni nga të tjerët, sepse ato tregojnë për perceptimet dhe nevojat e tyre. Secili nga ne është unik, me ndjenja, emcione, nevoja dhe dëshira të papërsëritshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor