Guide per shendetin 12 Tetor 2020

Harrojeni ujin me limon; Këto lëngje do t’ju japin më shumë efekt për dobësim

Guide per shendetin

Të gjithë kemi pirë ujë me limon një herë në jetë, qoftë në mëngjes esëll apo edhe gjatë ditës, vetëm me një qëllim për tu dobësuar!

Për të gjithë ju që keni bërë prova të tilla më poshtë keni disa pije që sipas ekspertëve kanë po të njëjtin funksion

Kafeja: është cilësuar si pija energjike e natyrës. Hulumtimet kanë treguar se dy apo tre filxhanë kafe të zezë në ditë, para ushtrimit, e nxisin trupin për ushtrime më energjike, që si rrjedhojë kanë djegien e sa më shumë kalorive. Gjëja më e rëndësishme është që kafeja duhet të jetë e zezë, pa sheqer, qumësht apo diçka tjetër, sepse përndryshe humbet vlerat e saj.

Ujë shumë i ftohtë: në vend të limonit shtojini ujit akull. Pijet e ftohta e bëjnë trupin të shpenzojë më shumë energji për të ruajtur temperaturën ideale në 36.7 gradë. Kjo do të thotë se nëse gjatë ditës konsumoni tri gota ujë me akull, e ndihmoni trupin tuaj të djegë deri në 100 kalori më shumë.

Çaji jeshil: jo vetëm nuk ka kalori, por gjithashtu kontribuon edhe në djegien e yndyrave. Është e rëndësishme të dini se çaji jeshil duhet të konsumohet po ashtu pa asnjë shtesë sheqeri apo qumështi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor