Guide per shendetin 8 Tetor 2020

Zgjoheni në mes të natës të frikësuar? Këto janë arsyet dhe zgjidhjet që ekspertët duan që ju t’i mësoni

Guide per shendetin

Shpesh na ndodh të zgjohemi në mesin e natës të frikësuar apo me ankth. Vështirësia është tek fjetja më pas e cila bëhet e vështirë dhe stresuese për shkak se mendojmë gjithmonë për faktin që duhet të zgjohemi për punë në shumë pak orë. Sipas ekspertëve kjo gjë i ndodh me shumë grave se sa burrave, por çdo gjë e ka një arsye!

Arsyet për një zgjim të shqetësuar janë të shumta si p.sh: Alkoli, përdorimi i celularit përpara se të shtriheni ose kur jeni në krevat,stresi i ditës që akumulohet natën etj.

Për të shmangur këtë zgjim mund të meditoni ose të filloni të mos bëni veprimet e mësipërme përpara se të shtriheni.

Çfarë të bëni kur zgjoheni me ankth natën?

Çohu nga shtrati. Kjo është një strategji për të trajtuar pagjumësinë që ekspertë si Runko u mësojnë pacientëve të tyre.

"Nëse jeni në ankth, ju jeni psikologjikisht më zgjuar, gjë që mund të çojë në zgjim të kushtëzuar", thotë ajo.

Largohuni nga shtrati juaj dhe provoni një aktivitet të qetë dhe që ju e konsideroni të këndshëm. Kjo mund të përfshijë TV meditim ose lexim të një libri.

Pasi të jeni përsëri i përgjumur, kthehuni në shtrat.

Nëse zgjimet gjatë natës janë të shpeshta, shqetësuese ose ndikojnë në cilësinë e jetës suaj, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga një terapist ose një specialist i ilaçeve të gjumit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor