Guide per shendetin 7 Tetor 2020

E dinit që në zorrë ka ushqime që qëndrojnë deri në 15 vjet? Zbuloni frutin që pastron këto mbetje të rrezikshme

Guide per shendetin

Nga ELONA JAÇELLARI

Viteve të fundit shkenca e mjeksisë është duke i kushtuar një rëndësi të veçantë zorrës, duke e vlerësuar atë si një organ jetik për shëndetin. Kequshyerja dhe regjimi jo i mirë, ka bërë që të rriten shumë patologjitë e zorrës edhe në grupmosha të reja. Në disa raste, këto patologji çojnë në rrezik për jetën, deri në humbje të saj. Kjo sepse zorra është një organ që mund të depozitojë brenda saj, mbetje ushqimore disa vjeçare.

Është zbuluar se në zorrë ka ushqime që mund të qendrojnë në të, deri në 15 vjet. Alfio Rrotani, shef kuzhine, tregon se një nga elementët ushqimorë që kërcënon më së shumti shëndetin duke qëndruar në zorrë gjatë, është brumi. Për shefin e njohur, ka shumë rëndësi që brumi të jetë i fermentuar dhe i pjekur mirë, pasi në të kundërt, me shumë mundësi ai do të ngjitet në zorrë dhe do të qendrojë aty për vite e dekadë.

“Këto mbetje zakonisht qendrojnë tek pjesa e kthesave të zorrës dhe imagjinoni pak, me temperaturën e brendshme që ka trupi i njeriut, 39 gradë, se çfarë efekti mund të ketë në shëndet. Kjo është temperatura më e favorshme për zhvillimin e baktereve dhe, brumi që qendron në zorrë prej disa vitesh, dekompozohet dhe me shumë mundësi do të shkaktojë me kohën sëmundje të zorrës. Ndaj është shumë e rëndësishme për ne shefat, që t’i japim shumë rëndësi mënyrës sesi i gatuajmë ushqimet, vecanërisht brumin”. – tregon Alfio Rrotani, të cilin së shpejti do ta shohim në një format televiziv në Kanalin Living HD të platformës Tring. Më tej, Alfio tregon se ka shumë mënyra sesi mund të bëjmë një pastrim të zorrës, por më e thjeshta dhe më e këndshmja sipas shefit, është konsumimi i frutit të hides, që tani në vjeshtë gjendet me shumicë në treg.

Sa më shumë hide të konsumosh, aq më shumë e ke ndihmuar aparatin tretës të pastrohet, sepse ky frut ka një veti që nuk tretet plotësisht dhe kalon nëpër zorrë me copëza. Këto copëza bëjnë të mundur pastrimin, duke marrë me vete shumë mbetje të depozituara prej kohësh në zorrë. Mos u kurseni të hani hide, sepse janë të shijshme, të gjendshme, të lira dhe shumë të shëndetshme.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor