Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Të gjithëve na ka ndodhur që për shkak të shpejtësisë a mungesës së vëmendjes të përplasemi me tavolinën, derën apo mobilje të ndryshme. Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla blu mavi, e zezë apo ngjyrë vjollcë. Living ju zbulon më poshtë si t'i trajtoni në kushte shtëpie me produkte që i keni të gjithë.
1. Vendosni sipër hematomës mish të pagatuar: Me siguri mund t’ju duket qesharake, por ky truk i vjetër i gjyshes funksionon gjithmonë. Mishi i gjallë ul mavijosjen e lëkurës dhe redukton gradualisht hematomën. Nëse nuk e besoni, nuk ju kushton asgjë ta provoni.
2. Uthull molle: Uthulla e mollës është një nga ata produkte çudibërës që gjen përdorim pothuaj kudo, si për shembull në trajtimin e rënies së flokëve, zverdhjes së thonjve, pastrimit të shtëpisë etj. Megjithatë ju mund ta përdorni edhe për të trajtuar njollat e hematomave në trup. Mjaftoni të lyeni një tampon pambuku me uthull molle dhe ta kaloni mbi lëkurë. Përveç se ndihmon në zhdukjen e tyre, përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut.
3. Lëng limoni: Lëngu i limonit ka në përmbajtjen e tij acid citrik i cili eliminon njollat e ndryshme nga lëkura, përfshirë këtu edhe shenjat kafe si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell, por edhe hematomat. I kombinuar me kripën e jonizuar, efekti i tij është akoma edhe më gjithëpërfshirës. Shtypni një limon dhe lëngun e tij bashkojeni me dy lugë çaji kripë, masazhoni zonën ku keni hematoma dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...