Tendencat e fundit te modes
Para disa ditësh në platformën Netflix, filloi seriali i ri i cili bëri bujë që në fillim vetëm nga traileri, “Emily in Paris”.
Filmi bazohet në personazhin kryesor me po të njëjtin emër dhe zhvendosjen e saj nga Amerika, Chikago në Francë, Paris për të punuar. Përveç vendeve të bukura dhe veshjeve të saj shumëngjyrëshe, ky film na tregon mënyrën e jetesës së parizienëve dhe sekretet e tyre!
Sipas tij nuk je një parisien nëse nuk ndjek këto rregulla
1-Të punosh për të jetuar jo të jetosh për të punuar.
2-Të fillosh punën në orën 10 e 30 të mëngjesit.
3-të pish një gotë verë dhe në orët e para të ditës
4- të jesh sa më shumë minimaliste
5-Të bësh dashuri çdo ditë pasi jeta nuk jetohet ndryshe
6-Shallin e qafës duhet ta vendosësh gjithmonë në anë
7-Parisi duket një qytet i madh por në pak kohë do të thuash që është shumë i vogël pasi do të njohësh të gjithë
8- Në javën e modës do të duash të shkosh sa më larg
9- Shampanja dhe vera duhet shijuar me ngadalë
10- Nëse jeton atje nuk do shpëtosh pa u bërë një bloggere
Nëse këto këshilla ju duken të njohura, nuk gaboheni pasi mund t’i keni lexuar dhe në librin e përkthyer dhe botuar nga “Botimet Living” : “Madame Chic”
Ky libër tregon historinë e Jennifer, një amerikane e cila është zhvendosur në Paris për një simestër shkollor. Të jetë frymëzuar vallë “Emily in Paris” nga “Madame Chic”, ju si mendoni?