Marredhenia ne çift 1 Tetor 2020

"Larg syve, larg zemrës" ja cilat janë vështirësitë e një lidhjeje në distancë

Marredhenia ne çift

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Lidhja në distancë është gjithmonë e më e përhapur, jo vetëm sepse shoqëria ka ndryshuar, por edhe sepse zhvillimet teknologjike e kanë bërë më të lehtë komunikimin  dhe lëvizjen. Tashmë me një klik është e mundur të flasim dhe të shihemi me kë të duam në pjesë të ndryshme të botës. Për këtë arsye historitë e dashurisë të këtij lloji janë shtuar, megjithatë problemet shoqëruese të një marrëdhënieje të tillë janë po ato. Për këtë arsye është e rëndësishme t’i kuptojmë, t’i menaxhojmë dhe të shmangim gabimet që mund të ndodhin.

Vështirësitë e lidhjes në distancë

Sigurisht të menaxhosh një lidhje në distancë nuk është e lehtë, sepse largësia shton shumë paqartësi dhe mosmarrëveshje. Tw mos harrojmw qw kjo lloj marrwdhwnieje është deri diku e lodhshme pasi kërkon kohë dhe vullnet nga të dyja palët. Ndoshta ju mund të takoheni vetëm në fundjavë, një herë në disa javë, ose një herë në disa muaj për ata që jetojnë në shtete të ndryshme, si rrjedhoje duhet të heqësh dorë nga ato fundjavat relaksuese apo daljet me miqtë sepse do tw takosh partnerin. Pa dyshim që ana ekonomike është gjithashtu një tjetër problem sepse udhëtimet kushtojnë, sidomos nëse banon në Shqipëri, tw mos flasim për drekat dhe darkat në restorant. Kur takohesh kaq pak, shfrytëzon të gjitha mundësitë për të bërë një jetë normale duke përfshirë këtu edhe argëtimin.

Puno me xhelozinë

Natyrisht në marrëdhënie të tilla duhet të kemi kujdes xhelozinë dhe të punojmë mbi besimin. Është normale që largësia e amplifikon xhelozinë, por ky hiperbolizim mund të sjellë ndarjen, prandaj duhet mbajtur nën kontroll. Në çdo marrëdhënie, por sidomos në këto në largësi, është shumë e rëndësishmë të mësojmë të komunikojmë. Çfarë do të thotë kjo? Që duhet të mësojmë të dëgjojmë, duke evituar sjellje që mund të shkaktojnë mërzi tek personi tjetër. Gjithashtu në marrëdhënie të tilla duhet të pranojmë që problemet zgjidhen vetëm, pa praninë e tjetrit që maksimumi mund të japë mbwshtetje morale nga larg.  Nuk kam harruar të them dhe që një nga problemet më të mëdha të kësaj marrëdhënieje është kontakti fizik, prekja, aroma, lëkura e tjetrit . Tashmë të gjitha studimet na kanë treguar sa të rëndësishme janë kontaktet vizuale dhe fizike për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një marrëdhënieje.

Në fund, meqë çdo gjë deri tani kishte të bënte me problematikat, dua të shtoj dhe një anë pozitive që ka marrëdhënia në distancë. Pse, ka, do thoni juë Po ka. Nëse një dashuri e zhvilluar në largësi tejkalon me sukses çdo problematikë, do të thotë që ju jeni një çift i pjekur që di të përballojë vështirësitë dhe jetën bashkë. Pasi të keni gjetur një ekuilibër pas mosmarrëveshjeve fillestare do të thotë që marrëdhënia ka gjasa të zgjasë. Megjithatë ana më pozitive është koha që kemi në dispozicion për veten, pasionet tona, për zhvillimin tonë që në fund do tw ndajmë përsëri me partnerin e zemrës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor