Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Në kudër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, një kirurge e njohur, gjithashtu edhe mjekja personale e Angelina Jolie, ka zbuluar disa nga zhvillimet e fundit në betejën kundër kancerit të gjirit, që prek pothuajse 1 në 8 femra. Dr. Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së Gjirit Pink Lotus, e cila u bë e njohur në vitin 2013 kur trajtoi Jolie, ka shpërndarë gjithashtu disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit.
Një nga idetë e gabuara më të zakonshme në lidhje me kancerin e gjirit është trashëgimia. Nëse do të pyesni pacientët me kancer gjiri nëse një afërm i tyre ka vuajtur nga e njëjta sëmundje, 85% do të thoshin jo. Thuhet se vetëm 5-10 e grave me kancer gjiri kanë mutacione gjenetike të trashëguara. Kjo ide e gabuar ka bërë që njerëzit të mos e kuptojnë se e kanë më shumë nën kontroll rrezikun për zhvillimin e kancerit seç mund ta mendojnë.
1.Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës: Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.
2.Konsumoni më shumë fruta pylli të pasura në antioksidues: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidues dhe lëndë ushqyese. Këto fruta pylli janë shpëtuesit ndaj radikaleve të lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund të shkaktojnë vetëvrasje të qelizave kancerogjene.
3.Përdoreni më shumë shafranin e Indisë: Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.
4.Konsumoni më shumë nga një frut indian (Gooseberry): Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.
5.Konsumoni më shumë kërpudha: Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.
6. Konsumoni më shumë produkte të sojës: Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por që nga viti 2009, megjithatë, studime të reja kanë treguar përfitimet e produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...