Ëmbëlsira 30 Shtator 2020

Tartë me çokollatë dhe mjedra

Ëmbëlsira

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Përbërësit për tavë me diametër 22-24cm: 300g biskota Ringo, 80g gjalpë i tretur i ftohtë, 400ml pana, 250g çokollatë me qumësht ose e zezë dhe 300g mjedër + disa kokrra për zbukurim.

Përgatitja: Grijmë në mikser biskotat derisa të bëhen si pluhur, shtojmë më pas gjalpin dhe i përziejmë edhe për një minutë. E hedhim këtë përzierje te tava e lyer më parë me gjalpë, e shtypim mirë me shtypësen e mishit ose fundin e një gote. E vëmë në frigorifer për 60 minuta ose te ngrirja eër 30 minuta.
Kur duhen edhe pak minuta nga koha e ftohjes së bazës, përgatisim kremin: shkrijmë çokollatën në banjëmari dhe e lëmë mënjanë. Ngrohim panën në një tenxhere eë vogël me flakë të ulët, por jo të marrë valë. Kur është akoma e nxehtë, e përziejmë me çokollatën me rrahësin e vezëve me dorë për pak minuta, derisa të bëhen si krem homogjen. E lëmë eë vaket pak. Vendosim mjedrat mbi bazën në të gjithë sipërfaqen e saj. I mbulojmë sipër me kremin e çokollatës dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë, ose derisa çokollata të jetë ngurtësuar. E nxjerrim nga frigoriferi pak minuta më parë se ta shërbejmë. Mund eë ruhet për 2 ditë në frigorifer e mbuluar me letër alumini.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor