Histori të vërteta 16 Shtator 2020

Sakrifica e nënës për vajzën; Kjo është historia e gruas “surrogato” brenda një familjeje në Shqipëri

Histori të vërteta

Kemi dëgjuar shpesh për nëna surrogate të personazheve të njohur si p.sh Kim Kardashian. Kjo është një zgjedhje që gratë marrin kur nuk kanë mundësi për të ngelur shtatzënë për arsye nga më të ndryshmet. Por rasti më poshtë është i veçantë për shkak se rolin e nënës surrogate e ka mamaja e vajzës.

Nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person ose çift tjetër, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo ajo ta lindë.

Historia e një nënë e cila po mban fëmijën e vajzës në mitrën e saj, është shfaqur dje në emisionin “Opinion” .

Gruaja 51-vjeçare e ka marrë këtë vendim pasi vajza e saj nuk kishte më asnjë shpresë për tu bërë nënë.

“Që kur hoqi mitrën që nuk kishte shpresë për një fëmijë, truri im vetëm atë gjë rrotullonte. E pashë që zgjidhje nuk kishte tjetër, mosha po më ikte, unë jam 51 vjeç, vajza 28” , shprehet ajo e cila tregon edhe vuajtjen nga paragjykimet e njerëzve.

Rasti është kryer përmes fertilizimit InVitro, veza dhe sperma e vajzës dhe bashkëshortit të saj, futet në nënën zëvendësuese, që do të thotë se fëmija nuk do të lidhet me nënën nga ana gjenetike, por me prindërit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor