Kuriozitete 15 Shtator 2020

Tmerri i varfërisë, refugjatët shesin organet në tregun e zi për të gjetur rrugën e shpëtimit

Kuriozitete

Dëshira për një jetë më të mirë i detyron njerëzit të shkojnë në limitet e tyre dhe kjo ka ndodhur edhe për shume persona në Egjipt, të cilët dashje pa dashje kanë rënë pre e trafikimit të organeve.

BBC ka arritur të intervistojë një trafikant organesh nga Egjipti, i cili pretendon se kryen të paktën 20-30 transplante të veshkave në mënyrë të paligjshme çdo javë.

Veshkat që marrin janë nga refugjatët të cilët i shesin organet pasi u duhen lekët për emigrimin drejt Evropës. Drama nuk mbaron këtu sepse pothuajse gjysma e dhuruesve nuk paguhen pas operacionit, duke qëndruar me një veshkë dhe pa para.

Në dokumentarin e BBC shihet qartë se emigrantët bien në kthetrat e këtij qarku, i cili shfrytëzon gjendjen dhe mjerimin e tyre.

Disa prej atyre që kanë pranuar të shesin një veshkë, kishin rënë dakord të shisnin organet e tyre, në atë shifër që u duhet për udhëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës.

Qeveria egjiptiane pretendon që janë marrë masa të ashpra kundër këtij biznesi barbar por mesa duket nën sytë  publikut gjërat janë shumë ndryshe.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor