Shendeti 15 Shtator 2020

Doni të bëni një detox super të shpejtë? Mjaftojnë 5 përbërës super të shijshëm

Shendeti

Për të pastruar trupin nga helmet dhe për të fuqizuar imunitetin ka shumë mënyra. Njëra që është shumë e njohur është përmes lëngjeve të shpejta dhe të shijshme. Me ushqimet që sjellim më poshtë, nuk keni pse i përdorni vetëm si lëngje, mund ti përdorni edhe në sallata shumë të mira. E vendosni vetë mjafton t’ i konsumoni që të rrezatoni plot shëndet.


Barishtet e egra

Barishtet e ndryshme, kryesisht ato me shije të hidhur janë efikase kundër gurëve të tëmthit, problemeve me mëlçinë dhe veshkat. Për shembull, lulerradhiqja është e fuqishme kundër plakjes së parakohshme. Ajo përmirëson tretjen dhe zgjidh problemet me konstipacionin. Barishtet e egra përmbajnë taraksinë, një substancë që forcon imunitetin, rregullon ekuilibrat hormonalë dhe përshpejton rënien në peshë. Këto barishte janë të pasura me fibër, magnez dhe ujë të cilat janë të domosdoshme për detoksifikimin.


Panxhari

Panxhari i jep trupit energji. Ai pastron gjakun dhe sidomos mëlçinë. Panxhari është shumë efikas kundër gripit dhe të ftohurës, ndaj rekomandohet gjerësisht në stinën e ftohtë. Por panxhari nuk është i vetmi që ju duhet për pastrimin e organizmit. Bashkë me karrotat dhe kungujt, ato ofrojnë shumë kalium, fibër, mangan dhe folat. Këto substanca shmangin lodhjen, eliminojnë toksinat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit veçanërisht ato Acai dhe Goji janë shumë të pasura me antioksidantë. Konsumi i tyre rekomandohet krahas boronicave dhe manaferrave për të ushqyer organizmin në nivel qelizor. Frutat e lartpërmendura stimulojnë rënien në peshë, përmirësojnë tretjen dhe i japin trupit gjallëri.


Kopra

Kopra ka efekt qetësues për sistemin tretës. Ajo është e pasur me vitaminë C, fibër dhe antioksidantë. Kopra zgjidh problemet me fryrjen e stomakut, kontraktimet e tij dhe përmirëson imunitetin.

Lëngu i kockave

Lëngu i kockave i pasuruar me barishte, erëza e perime lufton inflamacionin. Ai e furnizon organizmin me vitamina, minerale, elektrolite dhe kolagjen

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor