Aktualitet 15 Shtator 2020

Vetëm një ditë pas fillimit të vitet të ri shkollor, shkolla 9 - vjeçare rrezikon të mbyllet

Aktualitet

Shkolla 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” në Kolonjë rrezikon të mbyllet vetem 1 ditë pasi u hap, pasi një sanitare është infektuar me Covid-19.
5 mësues që kanë pasur kontakte me të janë izoluar dhe po presin rezultatet e tamponit.

Izolimi i tyre ka pezulluar procesin mësimor për nxënësit e dy klasave të treta dhe dy klasave të katërta.
Drejtoria Arsimore në Korçë thotë se nëse tamponi rezulton pozitiv, shkolla do të mbyllet dhe mësimi do bëhet online. Kjo shihet si zgjidhje më e mirë edhe nga vetë prindërit.

Të dyshuar si të prekur nga Covid në Bashkinë e Kolonjës janë edhe 5 mësues të tjerë të shkollave të qytetit, të cilët gjithashtu janë karantinuar.

Në Tiranë janë identifikuar 12 mësues dhe 3 nxënës të infektuar, të cilët u përkasin tre shkollave të ndryshme, por asnjëra nuk është mbyllur, pasi rastet janë izoluar përpara fillimit të procesit mësimor.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor