Aktualitet 15 Shtator 2020

Ulet numri i të infektuarve me Covi-19, ja cila është harta e shpërndarjes në 24 orët e fundit

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 152 raste pozitive, ndërkaq dy pacientë kanë humbur jetën, një 57- vjeçar dhe një 65- vjeçare nga Tirana, të dy me sëmundje të bashkëshoqëruese.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.
53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor