
E pabesueshme, mjekët italianë i rikthejnë shikimin të moshuarit pas 20 vitesh
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Epoka Covid-19 solli shumë problematika, njëra prej tyre, të cilët ne shqiptarët e ndiejmë shumë, është: udhëtimi. Megjithatë, pamundësia për të udhëtuar në destinacione ekzotike, të largëta, me peisazhe përrallore duket sikur na nxiti më shumë që të kërkojmë me zell vende të reja, të pazbuluara, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në ato shtete në të cilat na lejohet udhëtimi.
Nëse nuk jeni në dijeni, zbulojeni tani që nga nga vendet mike që i pret shqiptarët krahëhapur, është Turqia. Prandaj sot, po ju prezantojmë me një perlë të fshehtë në Turqi, një qytet i vogël, që ndodhet në bregun perëndimor, që quhet Alaçati. Kjo qytezë e bukur është një hap larg qytetit me evropian në Turqi, Izmirit.
Alaçati është një xhevahir mahnitës me një histori interesante si rezultat i të kaluarës greke që daton që nga shekulli 17-të. Në vitin 1830 një familje e njohur turke u ofroi familjeve greke në ishullin aty pranë Chios, të punonin në vreshtat dhe ullishtet e Alaçatit, që në atë kohë ishte ende një kënetë. Popullsia greke qe jetonte aty kërkoi që të largohej në fillim të vitit 1914 dhe grekët e mbetur u shkëputën përfundimisht në vitin 1923, kur ndodhi një tjetër shkëmbim popullsie.
Alaçati trajtohet si qytet historik që nga vitit 2005 dhe shtëpitë e vjetra prej guri dhe rrugët me kalldrëm vazhdojnë të jenë aty duke tërhequr vizitorë dhe duke krijuar ndjesinë e shëtitjes në një nga ishujt grekë të mbushur plot me buganvilla plot ngjyra, hotele, dyqane, butikë dhe kafene moderne. Ju mund të pini kafe turke në mëngjes, të shijoni plazhet gjatë ditës, dhe të kënaqeni me ndonjë gllënjkë koktejli në darkë.
Alaçati është i rrethuar nga uji, prandaj është vendi perfekt për të marrë edhe ca rreze dielli në muajin shtator. Në plazhet përreth mund të shkohet lehtësisht me autobus ose makinë me qira. Plazhi Ilica ndodhet në veri, vetëm 10 min larg e për ta vizituar ka vazhdimisht minibusa të këndshëm blu, ndërsa baret bregdetare gjenden përgjatë brigjeve jugore.
Përpos ajrit të pastër, detit të qetë, mullinjve me erë dhe shtëpive historike prej guri, Alaçati është shumë injohur edhe për kuzhinën e bregut të Egjeut. Barishte, perime, zarzavate, ushqim i larmishëm dhe verëra të jashtëzakonshme e bëjnë Alaçatin një destinacion perfekt në çdo kohë dhe stinë.
Nëse jeni të nxitur dhe dëshironi të shkoni në Alaçati, Muza Travel është vendi ku duhet të drejtoheni, për të kërkuar një guidë të detajuar, por dhe paketa individuale apo në grup. Muza Travel mund ta kontaktoni në numrin 00355 69 822 79 00, në aplikacionet Whatsapp ose Viber.
Dita e sotme shënon një arritje të jashtëzakonshme në fushën e oftalmologjisë. Sipas shtypit italian, falë një au...
Për çdo prind është krejtësisht e natyrshme të dojë më të mirën për fëmijën e tij duke u kr...
Georgina Rodriguez na e ka bërë shumë të qartë se prioritet për të janë fëmijët e saj me Cristiano Ronaldo-n...