Ëmbëlsira 15 Shtator 2020

Jo vetëm reçel, ja përse duhet të provoni kekun me fiq

Ëmbëlsira

Duke qenë se jemi akoma në sezonin e fiqve, përse të mos përgatisni një kek të shijshëm me to. Living ju propozon një recetë të shijshme, që do të kënaqë të gjithë familjen.

PËRBËRËSIT: 4 vezë, 100 g sheqer kaf, 150 ml kos, 100 g gjalpë i tretur, 250 g miell, 1 fryrës keku, kardamom, 400 g fiq të bardhë dhe sheqer pluhur.

PËRGATITJA: Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë kosin dhe kardamomin pluhur dhe e rrahim përsëri. Shtojmë miellin, fryrësin dhe gjalpin, e përziejmë përsëri. Ndajmë fiqtë në katër pjesë, shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë, vendosim fiqtë sipër dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 40 minuta me 180 gradë. E shërbejmë me sheqer pluhur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor