Pjata kryesore 13 Shtator 2020

Vetëm në 2 minuta; Hamburger me mish pule nga LIVING

Pjata kryesore

Përbërësit: 500 g filetë pule 1 lugë mustardë 1 limon lëkura 50 g galetë Kripë Piper Vaj ulliri 4 patate ½ qepë 1 lugë ketchup 20 ml salcë soje ½ lugë spec i kuq Kripë Piper Sallatë Domate Kastravec turshi

Grijmë me blender filetën e mishit, shtojmë mustardën, lëkurën e limonit, vajin e ullirit, galetën, kripën dhe piperin. Formojmë brumin e qofteve dhe e ndajmë në 4 pjesë, i japim formë. Grijmë qepët dhe patatet në kubikë, i skuqim në tigan me vaj derisa të zbuten. Shtojmë kripë, piper, spec të kuq dhe i shuajmë me salcë soje, shtojmë ketchup-in dhe i lëmë mënjanë. Ndërkohë në tigan skuqim qoftet e pulës, presim hollë domatet dhe kastravecat turshi. Ndajmë bukën në mes, e pjekim në tigan nga pjesa e brendshme e saj dhe e mbushim me sallatë, qofte, domate, kastravec turshi, salca sipas dëshirës dhe e shoqërojmë me patatet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor