Bukuria 12 Shtator 2020

Mënyra si fle natën ndikon në shëndet dhe në bukuri, ja pozicioni i duhur

Bukuria

Si është pozicioni më i mirë për të fjetur e keni pyetur ndonjëherë veten? Është më mirë në shpinë, në anë apo përmbys?

Mënyra më e mirë e të fjeturit është me shpinë dhe do të listojmë edhe të gjitha arsyet përse.

Shëndeti i lëkurës
Siç edhe shpjeguam gjumi i mirë parandalon rrudhat në fytyrë. Kjo sepse shpërndarja e lëngjeve dhe gjakut në fytyrë dhe trup do të jetë shumë e njëtrajtshme e pa pengesa përveç kësaj bën që poret e lëkurës të marrin oksigjen të mjaftueshëm. Fjetja në këtë pozicion duke mbajtur shpinën mbështetur në dyshek është shumë e mirë për shëndetin e lëkurës së të gjithë trupit dhe jo vetëm fytyrës.

Qarkullim i mirë i gjakut
Fjetja mbi stomak ose pozicion anësor mund të pengojë rrjedhën e lirshme të gjakut. Nëse gjaku nuk qarkullon si duhet në trup do të shikoni pasoja në lëkurë apo sy te nxirë pasi zgjoheni.

Parandalon rrudhat e fytyrës
Për ata që pëlqejnë të flenë në pozicion anash, duhet të dinë se kjo do të ushtrojë presion mbi lëkurë në njërën anë të trupit tuaj. Nëse ky model fjetje ju është bërë një zakon i për natëshëm, do të ndikojë negativisht në lëkurën e fytyrës tuaj dhe në shfaqjen e rrudhave në anën ku ushtrohet presion. Fjetja në shpinë gjithashtu mund të ju ndalojë dhimbjen e trupit pasi zgjoheni nga gjumi. E kjo sepse pozicioni anësor i gjumit i bën muskujt e trupit të shtypen dhe të mos jenë të relaksuar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor