Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Djersitja e shpeshtë, përdorimi i veshjeve të ngushta sintetike, zgjedhja e reçipetave të gabuara dhe alergjitë nga produktet larëse bëhen shkak për një prej shqetësimeve më të mëdha gjatë verës, irritimi i lëkurës poshtë gjoksit. Ky lloj dermatiti, i njohur ndryshe me emrin mjekësor intertrigo, mund të prekë këdo, por më të rrezikuara janë femrat me gjoks të madh. Skuqja e pashmangshme, formimi i qeskave me qelb dhe kruajtjet e vazhdueshme janë disa prej simptomave kryesore të këtioj lloj dermatitis. Living ju njeh me 3 prej trajtimeve natyrale që mund të realizoni në kushte shtëpie për të qetësuar lëkurën e inflamuar.
1.Kompresa të ftohta: Hapi parë që duhet të bëni në trajtimin e irritimit të lëkurës poshtë gjoskit është të vendosni kompresa e ftohtë. Merrni disa kubeta akulli, mbështillini me një napë pambuku dhe vendosini poshtë gjoksit. Përsëriteni këtë veprim çdo 10 minuta për aq kohë të lirë sa keni në dispozicion. Mos e fshini lëkurën në fund, por lëreni të thahet në mënyrë natyrale. Këshillohet të mos vishni reçipeta.
2.Aplikoni vaj të pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit ka veti antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë ifneksioni dhe të qetësojnë lëkurën. Nuk këshillohet ta aplikoni direkt mbi lëkurë, por ta bashkoni me vaj ulliri, p.sh në masën 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 5 pika vaj i pemës së çajit. Më pas lyeni lëkurën poshtë gjoksit me ndihmën e një tamponi pambuku.
3.Masazhoni zonën e infektuar me xhel të Aloe vera: Bima e aloe veras ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale. Merrni pak nga xheli i kësaj bimë dhe masazhoni lëkurën e irrituar me lëvizje rrethore të mollëzave të gishtave.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...