Guide per shendetin 9 Shtator 2020

Nga ballkoni i shtëpisë drejt e në trupin tuaj, kultivoni këto erëza për të marrë më shumë magnez

Guide per shendetin

Magnezi është një mineral i cili gjendet në organizmin e njeriut! Përafërsisht gjysma e tij depozitohet në kockat tona e duke qenë se këto të fundit, nervat dhe muskujt kanë nevojë për këtë mineral që të kryhen të gjitha funksionet, duhet të sigurohemi që regjimi ynë ushqimor është i pasur në magnez.
Konsumi i arrave, perimeve, frutave dhe qumështit furnizojnë trupin tonë me magnez, por ajo që nuk dini është se ky mineral gjendet me shumicë edhe tek disa erëza.

Mjafton t’u shtoni gatimeve tuaja pak nga erëzat e mëposhtme dhe do plotësoni 100% të nevojave të trupit për magnez. Erëzat e pasura me magnez mund të trajtojnë gjithashtu inflamacionin e artritit.

1. Rozmarina : Kjo erëz aromatike jo vetëm që përmban magnez, por është e njohur për vetitë e saj qetësuese për sistemin nervor.
2. Borziloku: Nivelet e larta të magnezit rrisin qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
3. Farat e lirit: Këto fara përmbajnë jo vetëm magnez por edhe zink, kalium fibra , acide yndyrore! Këto të fundit ulin nivelin e kolesterolit dhe reduktojne inflamacionin,
4. Majdanozi: Shtoni dy lugë majdanoz të grirë në pjatën tuaj për t’i ofruar organizmit 2 mg magnez.
5. Shafrani: Shafrani ështëi pasur jo vetëm në magnez, por edhe në minerale të tjera si kaliumi dhe hekuri. Kjo erëz është e njohur gjithashtu për vlerat antioksiduese dhe luftën që u bën radkaleve të lira.
6. Rigoni: Rigoni do të plotësojë jo vetëm nevojat tuaja për magnez, por do t’i ofrojë organizmit gjithashtu minerale të tjera e vitamina si A, C,E dhe K. Ka enzima antiinflamatore dhe antibakteriale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor