Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga ZHAKLIN LEKATARI, Psikologe MANJOLA BACI
Kthimi në shkollë pas një shkëputjeje të gjatë, e mbi të gjitha në kushtet e një pandemie globale, duket i vështirë jo vetëm për fëmijët shqiptarë, por dhe për ata në botë. Ndonëse një pjesë e mirë e prindërve janë të merakosur për mundësinë e infektimit gjatë kthimit, shumica e tyre për shkak të boshllëqeve të krijuara dhe pamundësisë të mësimit online janë pozitivë për rikthimin në bankat e shkollës. Sigurisht që situata është e vështirë nga ana psikologjike edhe për fëmijët, por dhe për prindërit të cilët duhet të gjejnë një ekuilibër të ri midis orareve me turne, punëve të shtëpisë, por dhe jetës profesionale.
Për të qënë sa më pranë tyre zhvilluam një intervistë me mikeshën e Living, psikologen Manjola Baci e cila pranon këtë nevojë për një balancë të re midis nevojave arsimore, sociale, por dhe emocionale, jo vetëm të fëmijëve, por dhe të prindërve. Ajo thotë që “sjelljet dhe mënyrat e jetesës do të jenë të reja për të gjithë ne, por fokusin duhet ta kemi tek adoleshentët sepse ata do ta shohin këtë situatë si konfliktuese”.
“Prindër përpiquni të gjeni mesin e artë, jo alarmues, jo detyrues, jo ndëshkues, por bisedë konstruktive. Ule fëmijën përballë teje dhe shpjegoji me detaje sesi të mbrohet dhe të mbrojë familjen, që mjafton të bëjë çfarë ka të mundur dhe do të ndihet më i sigurt. Kjo bisedë të jetë e qetë dhe e ëmbël, pa e frikësuar, por t’i thoni se e gjitha kjo do të kalojë dhe të nxirrni së bashku të mirën e kësaj sjellje. Fëmijëve rebelë jepuni kohë, por ama jepuni shembuj bindës sesi ta trajtojnë këtë stil të ri dhe të jenë bashkëpunues.”
Ndërkohë institucionet shqiptare kanë marrë të gjitha masat për skenarët e mundshëm që mund të paraqiten gjatë viti shkollor. Synimi është që mësimi të zhvillohet normalisht, ndërkohë që secila shkollë do të organizohet sipas mundësive apo protokolleve të miratuara. Çdo klasë do të ketë 18-20 nxënës, klasat do të zhvendosen në biblioteka dhe palestra dhe çdo shkollë do të ketë mesues koordinator. Ndërkohë rregullat e brendshme nuk lejojnë qëndrimin në korridore dhe komunikimi me administratën do të bëhet me përgjegjësit e katit. Suksese!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...