Aktualitet 7 Shtator 2020

Spitali Infektiv dhe Sanatoriumi tashmë janë plot, dalin shifrat e 24 orëve të fundit

Aktualitet

51 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 pacientë e kanë humbur betejën me infeksionin në 24 orët e fundit, ndërsa Spitali Infektiv dhe Shefqet Ndroqi janë në nivele maksimale me pacientë të shtruar.

Dr. Eugena Tomini

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2. 80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor