Sulm terrorist në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit (Video)
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Recetat e Lindës janë aq të mira, sa nuk është aspak çudi të lëpini gishtat sa herë i provoni, por kjo e sotmja është aq e mirë sa mund të gatuani sërish të nesërmen. Gjoksi i pulës është edhe pjesa e saj më e shëndetshme, ndaj mund të hani sa të doni kjo pjatë.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 4 gjokse pule, 3 lugë vaj ulliri ose gjalpë, 1 qepë e vogël, e grirë imët, kripë e piper, 250 ml lëng pule i valuar, 3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur, 4 thelpinj hudhër, 1 lugë e vogël spec i kuq pluhur, 150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë, 2 lugë majdanoz i grirë, 1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën dhe
½ limon i prerë në feta të holla.
PËRGATITJA: Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë. Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur. I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak. Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës. E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri. E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke.
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...