Bukuria 5 Shtator 2020

Këmbët pa celulit të burrave janë burim “urrejtje”; Ja pse ndodh tek femrat dhe jo tek meshkujt

Bukuria

 

Celuliti na ka nxirë jetën në një moment ose në një tjetër dhe ky është fakt. Kremrat e kushtueshëm, trajtimet akoma dhe më të kushtueshme në qendra estetike, reduktim i sheqerit dhe asnjë rezultat. Epo nuk kemi cc’ bëjmë sepse studimet thonë që celuliti vjen si pasojë e shumë faktorëve dhe është tipar mbizotërues tek femrat jo tek meshkujt.

E keni vënë re që meshkujt sado shkojnë në peshë nuk kanë celulit? Një burim “urrejtje” janë këmbët e tyre pa lëkurë portokalli dhe ja pse ndodh kjo.

Struktura e kolagjenit, proteina kryesore e indit lidhor, te femrat ka pamjen e një gardhi, kunjat e të cilit vijnë njëra pas tjetrës, ndërsa te meshkujt, ka një strukturë më të ndërlidhur. Kjo e fundit, e mban dhjamin më mirë.

Po kështu, hormonet kanë shumë të ngjarë të luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit. Estrogjeni, insulina, noradrenalina, hormonet tiroide dhe prolaktina janë pjesë e procesit të prodhimit të celulitit. Estrogjeni (hormoni femëror) krijon yndyrë, ndërsa testosteroni (hormoni mashkullor) e zbërthen yndyrën.

Kur një grua është në menopauzë, reduktohen nivelet e estrogjenit dhe rrjedhja e gjakut në indin lidhës nën lëkurë. Kjo ul prodhimin e kolagjenit dhe qelizat dhjamore zmadhohen. Të gjithë këta faktorë i bëjnë depozitat e dhjamit më të dukshme.

Celuliti, i cili njihet si “lëkura e portokallit” për shkak të pamjes, nuk është i dëmshëm, nuk shkakton dhimbje dhe zakonisht është pasojë e hormoneve, dietës dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës, toksinave të akumuluara, gjenetikës, shtimit në peshë, shtatzënisë etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor