Bukuria 3 Shtator 2020

Flokët të thatë që këputen dhe asgjë s’ funksionon; Bëjini me majonezë! E lexuat mirë!

Bukuria

Dëshironi që të provoni gjëra të reja për flokët sepse metodat e vjetra tani nuk po ju funksionojnë më?

Nëse jeni gati të guxoni me kujdesin ndaj flokëve ju këshillojmë një maskë të veccantë flokësh, maskën me majonezë!

Cfarë përfitimesh ka kjo maskë? Hidratuese edhe për flokët më të thatë, ushqyese dhe është edhe parandaluese ndaj rënies. Përse funksionon? Sepse ka në përbërje veze, uthull dhe vajra të ndryshëm. Përse ta përdorni? Po fundja përse jo, nuk humbisni asgjë, vetëm përfitoni!

Mënyra e aplikimit

 

1. Lani flokët.

2. Pasi ti keni pastruar flokët tuaja, merrni majonezë, vendoseni në një tas dhe përhapeni në skalp dhe në flokë me një furcë për lyerjen e flokëve.

3.Vini një qese në kokë në mënyrë që të mbani nxehtësinë brenda dhe maska të veprojë me thellësisht. Mund të jetë një qese e zakonshme ose një kapucc dushi.

4. Lëreni maskën të veprojë për 30 – 60 minuta.

5. Lajeni kokën me një shampo të butë. Mos u trembni sepse majoneza nuk është aq e vështirë sa duket për t’ u shpëlarë.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor