Tendencat e fundit te modes 31 Gusht 2020

5 rregulla të arta për të qenë po aq sharmante sa një "madame parisienne" e vërtetë

Tendencat e fundit te modes

Libri “Madame Chic” i përkthyer dhe botuar nga “Botimet Living” është i gjithi një manual këshillash dhe rregullash për të arritur sharmin francez. Në artikujt e mëparshëm kemi folur për veshjet, të ngrënit dhe është kohë për sjelljen!

Më poshtë janë 5 rregullat e arta për feminilitetin:

Mësoni si të qëndroni bukur dhe kontrolloni veten derisa t’ju bëhet zakon.

• Eksploroni botën e parfumeve dhe gjeni atë që ju identifikon. Shijojeni gjithë procesin, sepse parfumi është një ndër kënaqësitë më të mëdha në jetë.

• Përpiquni t’i mbani thonjtë gjithmonë të rregullt, qoftë edhe sikur thjesht t’i limoni apo edhe nëse i lyeni mirëfilli.

• Floku i shëndetshëm me një model tërheqës bën mrekulli për femrat.

• Mos harroni: aspektet e pakapshme të feminitetit, si vetëbesimi, sensi i humorit dhe shpirti i aventurës, janë më të rëndësishmit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor