Bukuria 28 Gusht 2020

Jo vetëm dietë dhe ushtrime, ky lëng 100% natyral shkrin dhjamin e barkut dhe kofshëve

Bukuria

Kilogramë të tepërt, dhjamë rreth barkut dhe në kofshë, dietë, palestër, djersë, lodhje, me siguri këto fjalë janë shndërruar në kodet kryesore të komunikimit mes femrave gjatë kësaj periudhe.  Living do të ndajë me ju receten e një pije çudibërëse që shkrin dhjamin dhe tonifikon trupin më shpejt se ushtrimet e lodhshme të palestrës dhe dietat. 

Përbërësit : 200 gramë pjepër i prerë në kubikë të vegjël, 1 mollë jeshile, 1 kivi, 5 lugë gjellë limon, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 gotë ujë i vakët (200 ml). 

Para se të filloni me përgatijen e kësaj pije, ju këshillojmë që të zgjidhni kivi dhe pjepër të pjekur mirë në mënyrë që të përfitoni nga sheqernat e tyre dhe të mos ju duhet të shtoni ëmbëlsues artificial në pijen e përftuar. Pasi të keni qëruar pjeprin dhe ta keni prerë në kubikë lëreni mënjanë në një enë. Qëroni kivin dhe mollën dhe kalojini në frulator, shtoni lëngun e limonit, mjaltin dhe në fund pjeprin. Vazhdoni me përzierjen derisa të gjithë ingredientët të lidhen me njëri-tjetrin dhe në fund shtoni ujin. Kjo pije e shëndetshme dhe freskuese gjatë këtyre ditëve të ngrohta, do të riaktivizojë metabolizmin dhe do t’ju ndihmojë të bini nga pesha. Këshillohet ta pini çdo ditë para dhe pas drekës.

 Ja ku qëndron sekreti i saj: Kivi është i pasur me fibra të tretshme në ujë, antioksidantë dhe vitaminë C, të gjithë këta përbërës përshpejtojnë aktivitetin metabolik, ju japin ndjesinë e ngopjes, si dhe eleminojnë ujin e tepërt nga trupi dhe toksinat nëpërmjet urinimit. Limoni tashmë njihet për vetitë e tij detoksifikuese dhe çhelmuese të organizmit, i kombinuar dhe me ushqyesit e mollës jeshile përbëjnë ''një armatë'' të fortë kundër kilogramëve të tepër. Nga ana tjetër pjepri, i cili është edhe fruti i stinës, ka në përmbajtjen e tij mangan dhe vitaminë C që forcojnë sistemin imunitar, trajtojnë kapsllëkun dhe heqin ujin e tepërt nga trupi. Luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm dhe shkijnë dhjamin nga barku, kofshët dhe ijet.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor