“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Në ditët e sotme për shkak të mundësive të shumta, shpesh njerëzit duken sikur janë programuar për tu veshur njësoj, lyer njësoj dhe rregulluar njësoj. Kjo gjë tashmë është kthyer në një normalitet ashtu siç thotë dhe një shprehje “ Nëse shumë gjëra fillojnë të jenë qesharake kthehen në normalitet”.
Por më në fund një profesionist i fushës së modës ka dhënë mendimin e tij për këtë kohë që moda po kalon. Manolo Blahnik, krijuesi i markës së njohur të këpucëve me të njëjtin emër ka thënë në një intervistë për “The talk”:
“Njerëzit nuk duan të ndryshojnë shumë. Tani janë të gjithë si të programuar. Të gjithë veshin të njëjtat dreq atletesh. I kam parë tek miqtë e mi, Balenciaga-t janë gjëja më e tmerrshme. (Qesh) Nuk dua të dukem i pasjellshëm, por mendova me vete: “O Zot, 1000 dollarë për një gomë”? Pashë një grua në tren, në Paris, ishte e këndshme dhe s`mund t`ia ndaja sytë, por ajo kishte veshur këto atletet Balenciaga, ndaj i thashë: “Ti ke këmbë të bukura, por zonjë e dashur hiqi këto gjëra të tmerrshme që ke veshur”. Isha shumë i acaruar. E humbas durimin kur shikoj njerëz të veshur me këto lloj atletesh. Jam shumë i keq në këto tema.”
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...