Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
» Ishte një mbrëmje mesdhjetori. Si rrallëherë, qielli nuk i ngjante një nate dimri. Natyra ishte aq e qetë, saqë dukej se po bëhej gati të mirëpriste një engjëll, i cili, rrugës për në tokë, rrëmbeu prej qiellit edhe emrin.«
Ishte engjëlli sykaltër i moderatores Brunilda Lahe. E përgatitur prej muajsh për t’u ngjitur në fronin e mëmësisë, Bruna kishte bërë gati çdo gjë për bekimin e saj të parë, përveç emrit, për të cilin ishte në mëdyshje, e kjo mëdyshje iu zhduk natën kur e vogla erdhi në jetë, nën dritën rrëzëlluese të hënës. Pikërisht kjo natë caktoi edhe fatin për emrin e saj. Hana lindi në orën 22:59 të 19 dhjetorit dhe që prej asaj dite, ajo po ndriçon rrugën e mami Brunës. Bruna ishte një mami shumë e përgatitur, siç e kemi ndjekur përgjatë muajve të shtatzënisë e më pas në të parin vlog shqiptar që krijoi për mëmësinë, por mëmësia nuk është një rrugë e shtruar me dafina.
Lodhja, pagjumësia dhe përballja me shqetësimet e para të bebes nuk janë të lehta për asnjë grua që bëhet nënë për herë të parë. Gjatë muajve të parë pas lindjes së foshnjës, Bruna u shkëput nga çdo angazhim tjetër, për t’iu përkushtuar së voglës dhe për të qenë një mama me kohë të plotë. Pikërisht kjo periudhë qe për të një rrugëtim transformues, i cili e ndryshoi krejtësisht. Përtej mëmësisë, që lind me ardhjen në jetë të fëmijës, Bruna zhvilloi një anë tjetër të karakterit të saj: guximin. Hana sykaltër, e brishtë, e ëmbël dhe tejet grindavece, e bëri mami Brunën, një grua guximtare. Këtë guxim po e shfaq për herë të parë për revistën “Living”, në këtë set fotografik, ku ne shohim një Brunilda që nuk e kemi parë kurrë. E sigurt, me vetëbesim dhe për herë të parë krejt e shpenguar, moderatorja e njohur e programit “My Living” në “Tring” dhe “Vizion Plus”, zbulon hiret e saj dhe vogëlushen Hanë, që deri më tani i kemi parë vetëm doçkën ose këmbën në rrjetet sociale.
Intervistën e plotë e gjeni këtu!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...