Bukuria 20 Gusht 2020

3 dobitë që do të keni nëse bëni fytyrën me avull të paktën 1 herë në javë

Bukuria

Ndotja e ajrit është duke u rritur në shumë vende, smogu depërton në lëkurë, keni nevojë për mbrojtës nga  dielli dhe rrezet UV. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme se kurrë të kujdesesh për fytyrën tënde dhe një metodë që funksionon është avulli në kushte shtëpie.

-Pastron poret nga yndyra që prodhojnë dhe papastërtitë: Kur i bëni avull fytyrës, ngrohtësia e avullit të ujit qetëson poret tuaja, duke bërë që ato të zgjerohen. Ndërsa hapen, papastërtia dhe yndyra që grumbullohen brenda tyre largohen.

-Do të vonojë daljen e rrudhave: Të gjithë e dimë se rrudhat janë diçka që miliona gra duan të vonojnë sa më shumë. Midis mijëra kurave të premtuara janë 2 përbërës të provuara shkencërisht të njohur si kolagjen dhe elastina. Nëse nuk jeni duke përdorur kolagjenin, avullimi mund të jetë një alternativë e shkëlqyeshme. Ai ju jep një shpejtësi në qarkullimin e gjakut, duke rritur kështu prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

Ju hidraton më shumë: Largimi i gjithë papastërtive dhe  yndyrës e detyron trupin tuaj të prodhojë më shumë vajra natyralë që të hidratojnë lëkurën dhe rrisin nivelet e hidratimit tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor