Personazh 18 Gusht 2020

Nga Living në Vogue; Kjo është stilistja shqiptare që krijoi fustanin e “Verës 2020”

Personazh

Një nga qëllimet e Revistës Living ndër vite ka qenë zbulimi i artistëve të talentuar, të cilët sjellin gjithnjë risi në botën e modës. Për këtë arsye nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që një nga personazhet që tashmë është e njohur në botë të kalonte dhe në LIVING!

“Gjithçka nisi krejt papritur, pak më shumë se një vit më parë”, – thotë ajo, duke mos e kuptuar efektin që shkakton, sidomos në Shqipëri, ku emri i saj, si një vajzë nga Kosova, e cila prej vitesh jeton në Nju Jork, do të lakohej shumë, veçanërisht në rrjetet sociale. Do të mjaftonin disa muaj që fama e saj të kapte majat e suksesit. Punimet e 20-vjeçares nga Prishtina nuk janë thjesht geta dhe çorape të shkurtra (fishnet socks), por një art më vete.”

Kështu nis shkrimi për stilisten Lirika Matoshi, nga editorja e Revistës Living, në sektorin e modës Santana Çomora. Patjetër që ky editorial që do të shihni më poshtë ishte për një trend të vitit 2017,  i cili u bë shumë i njohur në të gjithë botën: Getat e qendisura.

Intervista dhe editoriali ideuar nga: Santana Comora

Fotografia: Edvina Meta 

Modelet: Dania Bazaiti, Roela Kaso

Për këto geta kaq të veçanta që e bënë emrin e saj të lakohej kudo ajo tha:  “E ndiej veten feministe, më interesojnë të drejtat e grave dhe kam dashur gjithmonë të krijoj diçka për to. Këmbët epërfaqësojnë më së miri figurën e një femre, janë elementi më elegant.”

Këtë vit ajo sërish u përfol shumë për një krijim të ri: fustani i luleshtrydhes! Revista Vogue në artikullin për këtë risi të modës në 2020-n shkroi:

"Veshja e verës" është gjithmonë njëra e cila mësohet dhe vishet nga të gjithë. Për vite me radhë kjo veshje ka qenë në vitrinat e dyqaneve të ndryshme si p.sh Zara. Ajo që këto veshje në vite të ndryshme kishin të përbashkët ishte një etiketë çmimesh e arritshme dhe një dizajn jo-formues që ishte mjaft i veçantë për t'u identifikuar ashtu si "Veshja e verës".

Dukej se 2020-a nuk do të kishte këtë pjesë të modës “Veshjen e verës” pasi e gjithë bota ishte e izoluar dhe nuk do të kishte sens. Por nuk ndodhi kështu!

Veshja e verës 2020 ekziston dhe ai është "Fustani i Luleshtrydhes", një fustan prej 490 dollarësh nga Lirika Matoshi që është parë në Instagram, Tëitter dhe TikTok. Fustani është bërë nga një tyl rozë, me një jakë V, Flutura dhe patjetër shumë e shumë luleshtrydhe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@young_emperors bringing some sunshine during these days! ?????The strawberry shirt is custom made! Should we make it available on our shop?

A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on

 Por çfarë e bëri këtë veshje kaq të njohur në një kohë pandemie?

Arsyeja është e thjeshtë: njerëzit mendojnë se është gjithnjë bukur të kujdesesh për veten dhe gjithashtu ky fustani ka masa të ndryshme, deri në ato më të mëdhatë.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

{I couldn’t be more happy with my dress, I feel like a princess ????} #lirikamatoshi

A post shared by SOPHIA LL MORTENSEN (@nurr_xx) on

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@nurr_xx ???

A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@laerke_victoria ???

A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on

Mos e harroni këtë emër pasi së shpejti do të lakohet dhe më shumë në botën e modës!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

??????????

A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on

Për të lexuar online numrin e ri të Revistës Living klikoni këtu!

Living.al 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor