Ëmbëlsira 16 Gusht 2020

Biskotat e Shtrigës, të gatuani duke argëtuar fëmijët

Ëmbëlsira

 

Biskotat e Shtrigës janë super të shijshme. Të thjeshta, përgatiten shpejt dhe i pëlqejnë të gjithëve. Festa e Halloween do pak muaj të vij dhe nëse keni fëmijë ose nipër e mbesa që mezi e presin, kjo shije do t’ i mrekullojë.

Përbërësit: 300 g miell; 100 g sheqer; 100 g gjalpë; 1 vezë; 1 vanilje; ½ fryrës; pak kripë; bajame; çokollatë e shkrirë.

Në tas rrahim gjalpin me sheqerin, shtojmë vaniljen, pak kripë, vezën dhe i përziejmë mirë. Shtojmë miellin dhe fryrësin dhe formojmë brumin e biskotave. I ndajmë në pjesë dhe i japim formën e gishtave, i presim pak me thikë për te krijuar vijat dhe i ngulim nga një bajame si thonjte e gishtave. I vendosim në tavë dhe i pjekim në furrë të para ngrohur më parë me 180 gradë për 15 minuta derisa të marri ngjyrë të artë. Për të krijuar me shume efekte i lyejmë me pak çokollatë te shkrire.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor