Ëmbëlsira 12 Gusht 2020

Tartë e shijshme me kajsi dhe bajame

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta
Koha e pjekjes – rreth 40 minuta 
Përbërësit pe?r tavë me diametër 28 cm:
1 kg kajsi të ëmbla
1 petë brise ose sfoliat 
2 lugë miell bajamesh (mund t’i grini në mikser, nëse nuk e keni gati)
2 lugë miell Tipi 00, të mbushura plot 
7 luge? sheqer kaf ose te? bardhë + 3 lugë për t’i shpërndarë sipër (nëse kajsitë  janë të ëmbla nuk i përdorim)
1 bustinë vanilje
Përgatitja:
Ndezim furrën në temperaturën 200° C.
1. Kajsitë i presim në mes dhe u heqim bërthamat, kurse petën e shtrojmë në tavën e lyer më parë me pak gjalpë e miell.
2. Në nje? tas hedhim miellin e bajameve, miellin, vaniljen dhe 7 lugët e sheqerit. I përziejmë me pirun dhe i shpërndajmë mbi petën qe? e kemi shpuar me pirun, qe? te? mos fryhet gjate? pjekjes. Vendosim sipe?r kajsite? dhe shpe?rndajme? sipër tyre 3 lugë sheqer, nëse kajsitë janë të tharta.
E vëmë të piqet për 40 minuta. E heqim nga tava vetëm pasi të jetë vakur plotësisht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor