Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Nga: Zhaklin Lekatari
Sheki Useini është një shqiptar që jeton në Zvicër, që shumë prej jush njohin nga seancat apo webinaret e meditimit të mbajtura në Tiranë vitet e fundit. Sheki Useini është mjeshtër i meditimit, motivimit dhe hipnozës. Ai është një qënie shpirtërore me përvojë njerëzore, sipërmarrës i suksësshëm në Zvicër, mësues i certifikuar në qëndrën ndërkombëtarë OSHO në Indi, autor i disa librave dhe ligjërues në shumë evente dhe seminare. Sheki ndodhet në Tiranë sepse me datë 12 gusht, do të zhvillojë një webinar për mësimin e meditimit për të gjithë. Ne të Living patëm mundësinë të bisëdonim me të për të kuptuar më shumë rreth rrugëtimit të tij të gjatë dhe si arriti të bëhej individi i suksesshëm që është dhe sot .
Living: Ju ka ndodhur diçka në jetë, një ngjarje, një fatkeqësi e cila ju ka drejtuar në këtë dimension, apo energjia dhe interesi juaj kanë qënë gjithmonë brenda jush, pjesë organike të qënies tuaj ?
Sheki Useini: Nuk e kam pasur këtë njohuri kur kam filluar që të vetëdijësohem që ekziston diçka magjike që më përcjell mua dhe diçka që është në pritje të trajtohet dhe të zbërthehet nga ana ime. Relevant është fakti që në fillimet e mia ka ekzistuar një lloj kurioziteti për të cilin unë nuk kam qënë i vetëdijshmë, që unë mbart në vete diçka misterioze dhe magjike dhe po ashtu në këtë kontekst më ka përcjellë ideja që nuk jam i rastësishëm këtu. Konceptin e rastit nuk e kam pranuar që nga fillimi i jetës time dhe kështu që kjo ka qënë një lloj shtytje që unë të hulumtoj në mënyrë të pavetëdijshme, të gjej se çfarë është ajo pjesa tjetër apo ana e rastësisë dhe pastaj e konstatova për këndvështrimin tim, që ajo është plani. Nëse nuk jam i rastësishëm këtu atëherë jam i planifikuar, dikush ka bërë një plan që të jem këtu. Prandaj këto mendime kanë qënë të turbullta, bëhet fjalë për moshën 10-12 vjeçarë. Këtë lloj kureshtje të apasionuar e kam pasur që në atë moshë.
Living: Kur keni filluar të jeni më konkret në këtë dimension dhe a keni pasur ndonjë mentor në fillimet tuaja ?
Sheki Useini: Në fillimet e mia nuk kam pasur mentor, ndonëse në ato kohë as nuk e dija kuptimin e fjalës. Në shkollë kam qënë kontradiktor, ndonëse isha nxënës me nota shumë të mira, marrëdhëniet me mësuesit nuk i kisha të mira. Nuk isha më i dashur prej tyre. Ka qënë një dualitet kontradiktor.
Living: Mendoni që e keni humbur ndonjëherë veten tuaj gjatë këtyre viteve edhe përgjatë udhëtimit tuaj ?
Sheki Useini: Jo nuk mendoj se e kam humbur ndonjëherë veten, ndoshta kam çekulibruar disa gjëra në jetë për shkak të nxitimit, kështu ka ndodhur në biznes apo spiritualitet. Kam dashur të bëj gjërat më shpejtë sesa ka qënë koha e duhur, duke harruar konceptin e pjekurisë. Nxitimi ka qënë një nga gjërat që më ka shkaktuar pengesa. Natyra ka qënë ajo ku e kam kërkuar misterin për ta njohur veten. Që nga fëmijëria tregoja një lloj simpatie ndaj gurëve dhe i kisha drutë ( pemët) e mia të preferuara, të cilat i përqafoja, mes të cilave meditoja, hulumtoja, ndonëse unë ende nuk e njihja ashtu siç duhej konceptin e meditimit. Gjithçka ka në brendi diçka. Besoja se dhe druri e ka një shpirt brenda.
Living: Si mund të ia shpjegojmë meditimin dikujt që nuk e ka fare idenë se çfarë është meditimi ?
Sheki Useini: Është një metodë apo një ushtrim, për të relaksuar trupin dhe mendjen. Pastaj mund të shkojmë edhe më tutje duke thënë që është një mundësi apo një vegël për punë për të shpëtuar nga kontrolli i mëndjes, sepse mendja dëshiron gjithmonë të na kontrollojë.
Living: Pse meditimi sot është më prezent dhe i pranishëm, sidomos në botën perëndimore, edhe në shtete konsumiste si ato evropiane, por dhe vetë në Amerikë ?
Sheki Useini: Ne si qënie njerëzore e kemi përshpejtuar proçesin e jetës dhe tentojmë që çdo gjë ta bëjmë më bukur, më të mirë, më të madhe, më luksoze sepse çdo gjë është përshpejtuar. Ndonjëherë në seminaret e mia mundohem të provokoj duke thënë që do bëjmë seminar për të ngadalësuar gjërat. Nuk ka nevojë të jesh më i miri, më i madhi, i pari, në fakt më e bukura është të pranosh veçantinë tënde dhe të kënaqesh me atë që je, pastaj të hulumtosh me veten tënde dhe të zbulosh atë dimensionin e brendshëm i cili pa asnjë lloj hamendje do të sjellë kenaqësinë e duhur që është esenciale dhe afatgjatë. Pse ka ndodhur ky përshpejtim? Ky është rezultati i një mendje që gjithmonë ka tendencë të analizojë, të krahasojë, të fragmentojë. Kjo nuk është natyra njerëzore dhe ne e quajmë kështu sepse nuk e njohim natyrën njerëzore. Ne natyrën njerëzore ia veshim vetëm mendjes, duke folur kështu vetëm për një komponent, për egon. Sepse shpirti nuk përshpejtohet, shpirti dhe trupi nuk mund të jetojnë as më shpejtë, as më ngadalë. Janë disa gjëra të cilat kanë një tempo të caktuar, ndërkohë mendja ka gjithmonë tendencën që të marrë timonin në duart e veta. Unë jam shefi, por mendja nuk mund të jetë shef sepse është e limituar dhe nuk mund të jetë e përhershme. Shef duhet të jetë ai që është përgjithmonë. Ai është shpirti me të gjitha informacionet që bart nga burimi hyjnor, kurse mendja nuk është produkt i burimit hyjnor.
Living: Cili është qëllimi i seminareve tuaja, të shërbejnë që mendja të jetë një mjedis i shëndetshëm apo që të kemi një ekuilibër midis mendjes, shpirtit dhe trupit ?
Sheki Useini: Të gjitha bashkë, duhet një balancë midis mendjes trupit dhe shpirtit, të vetëdijësohemi, e kemi atë balancën apo jo, duhet ai shikimi i brendshëm. Ndonjëherë njerëzit flasin dhe thonë që dëgjuan zërin e brendshëm, unë i pyes së cilin zë kanë dëgjuar, i komshiut apo i nënës, apo i babës, sepse njerezit nuk kanë qartësi se cili zë flet, sepse është mungesa e njohjes së brendshme. Meditimi krijon vigjilencë, zgjuarsi që ne të kuptojmë se çfarë ndodh me ne. Në gjuhën shqipe meditimin e zberthej: “m- e-dit- im” ose “me e ditë çka është e imja”, por dhe e të tjerëve sepse të afron me veten. Gjërat e tjera janë koncepte që dalin nga vetja jonë. Të gjitha punët mendore kanë të bëjnë ose me të kaluarën ose me të ardhmen tonë, sepse mendja nuk mund të qëndrojë në të tashmen, e vetmja gjë që mendja refuzon është të mendojë në të tashmen. Kjo sepse nuk ka punë dhe nuk di çfarë të bëjë. Meditimi të mundëson që ti të kthehesh në të tashmen, duke perceptuar frymëmarrjen, kurse qëllimi final është të ia marrë punën mendjes, në mënyrë që mos të qëndrojmë në të kaluarën dhe në të ardhmen, sepse nëse kjo do të ndodhte, atëherë ne do të jetonim në sipërfaqe. Një jetë e plotë, e përmbushur, nuk kalohet duke qëndruar në të kaluarën dhe në të ardhmen, por duke u shndërruar në të tashmen. Ne duhet të vetëdijësohemi se ekziston e tanishmja se ekziston dhe një dimension tjetër, jo vetëm zhurma, por dhe qetësia. T’i themi vetes në heshtje që kjo është koha jote më e çmuar, koha që të bën të jesh ndryshe, duke të larguar nga dimensionet “si ishte” dhe “si do të jetë “. Nëse ne qëndrojmë në atë dimension do të thotë që ne e kemi vetëm nje dimension për të krijuar të ardhmen tonë, të kaluarën, pra duke krijuar një të kaluar të re dhe jo një të ardhme ndryshe. Duhet të futemi në thellësi të vetes.
Living: Si mund ta integrojë një shqiptar meditimin në jetën e tij ? A mundet realisht ta kuptojë një informacion të tillë duke e kuptuar të tashmen ? Cilat janë këto metoda ?
Sheki Useini: Meditimi nuk ka asnjë lidhje me vendodhjen gjeografike. Secili njeri mund ta bëjë atë. Pavarësisht rrethanave apo sikleteve që kemi si popull. Në fakt është e domosdoshme që ky lloj informacioni të përhapet sa më shumë në shoqërinë tonë, që ne ta kuptojmë se ka dhe një mundësi tjetër dhe një dimensione tjetër apo një nivel tjetër të të jetuarit. Nuk jemi ende duke arritur në atë rrjedhë të duhur, sepse nevojitet një fazë transformimi , e zbërthimit të asaj që bartim në vete, që nga vetja të bëjmë një kështjellë, një mrekulli. Siç e permendën edhe më pare, ne jemi shumë mendorë dhe shumë pak spiritual. Për shembull nëse bëjmë një krahasim, ne jemi një popull që vazhdimisht ndërton përmendore për njerëzit nga e kaluara, për njerëzit që kanë humbur jetën në luftë apo fushëbetejë, ne ende flasim për fushëbetejat, për heronjtë e shpatës. Pra, mantra jonë është lufta, shpata, gjaku, vrasja, hakmarrja, kanuni, ende janë mantra eminente në përditshmërinë tonë, jo vetëm kaq, por iu kemi dhënë vlera të pakontestueshme emocionale. Harrojmë që ato ndikojnë në brendinë dhe në programimin tonë. Shumë përmendore i kisha zevendësuar me dijetarët tanë, me filozofët apo humanistët e mëdhenj që kanë merita të jashtëzakonshme. Unë nuk do të doja që fëmijët e mi të mësonin se si një shqiptar e ka fituar një betejë, sa gjak është derdhur, sa koka janë prerë. Nuk dua të merren fare me këtë temë. Do të doja qe të merreshin me sa njerëz ka ndihmuar, sa libra ka shkruar dhe çfarë shpirti human ka pasur ai person që ka atë përmendore. Çfarë dashurie dhe bamirësie ka reflektuar dhe trupëzuar, dhe jo sa ushtarë të armikut i ka likuiduar.
Living: Si janë të organizuara trajnimet apo seminaret tuaja ? Si funskionon realisht një trajnim meditimi ?
Sheki Useini: Çdo gjë fillon më dhënien e informacionit, njeriu duhet të saktësohet se çka do të bëjë, që mos krijojmë konfuzion në veprim. Njëherë vjen teoria dhe më pas praktika. E para është dituria që lind nga vetë përvoja, pra konkretisht janë dy gjëra që nuk mund të mësohen vetëm nëpërmjet teorisë, por as nuk mësohen vetëm nëpërmjet praktikës. Kur themi praktikë duhet të jemi të kujdesshëm sepse nëse unë meditoj prej vitesh dhe nuk kam asnjë rezultat, diçka nuk është në rregull, sepse ne nuk e mashtrojmë dot meditimin, ne mund të mashtrojmë veten ose të lejohemi të mashtrohemi nga dikush tjetër. Meditimi nuk funskionon nëse ne nuk e bëjmë në mënyrën e duhur, ose nëse na është trasmetuar nëpërmjet një kanali i cili vjen nga një burim që po ashtu nuk e kupton saktësisht se çfarë është duke transmetuar. Këtu qëndron kujdesi im shumë i madh, duhet rrumbullakësuar diturinë e dorës së parë e cila do të vlejë më pas nga një praktikim korrekt. Përvojën time unë nuk e jam dot, duhet ta bëni vetë. Unë nuk mund të ushqehem që ju të ngopeni, atë duhet ta bëni vetë.
Living: Cili është rezultati i meditimit ? Çfarë duhet të presë një njeri mbasi fillon e mediton ?
Sheki Useini: Ajo që do të ndodhë do të jetë fakti që fjala “duhet” do të zhduket, sepse asgjë nuk duhet, sepse në fund mund të kesh përsëri asgjë, sepse ne vimë me duar bosh, dhe shkojmë më duar bosh. Megjithatë njeriu duhet të lejojë që gjërat të ndodhin që të jetë në rrjedhje, në floë me gjërat. Kështu që kur përfshihesh në gjëra e bën më vetëdijë të plotë, me vigjilencë, me plot zgjuarsi, që të kesh me pak frikë dhe të jesh më i vetëdijshëm. Meditimi është i barabartë me vetëdijësim të çdo momenti apo gjëje që ti bën. Për të qënë dhe më i plotë duhet që në meditim të ndjesh kënaqësi dhe totalitet. Përkushtim total në atë që bën. Kështu që ne mësuesit e meditimit themi dhe këtë: “Nëse ti bën diçka, çfarëdolloj gjëje që të jetë ajo, punë, sport, shëtitje, dashuri, lexim, shkrim, nëse e bën me kënaqësi dhe përkushtim total, ajo është meditim, sepse ti e lejon që energjia të rrjedh në atë që e bën. Nëse e bën diçka më dashuri duket ndryshe, nëse e bën më detyrim dhe ajo do të duket ndryshe, jo funksionale. Prandaj kemi color meditation ose paint meditation, pra meditim nëpërmjet ngjyrave, sepse subjekti dhe objekti bëhen një. Meditimi është menaxhim i energjisë së brendshme dhe përdorimi i saj në mënyrën e duhur. Meditimi e zvogëlon dozën e dhimbjes, të bën të ndiesh më pak frikë, më pak dhimbje, je me guximtar dhe më i vetëdijshëm.
Living : Si ka reaguar familja juaj për udhëtimin tuaj profesional e shpirtëror, çfarë mendonin ata në fillim ?
Sheki Useini: Nëna ime në fillim mendonte se unë jam i çmendur sepse i thonin që “e shohim djalin tend të flasë më pemët”. Mamaja ime ka qenë nga Bosnja dhe ajo në fillim merakosej shumë për meditimin, hiponozën, dëshirën që kisha unë për të njohur natyrën, për hulumtimin. Kurse babai që kishte katër klasë shkollë, nuk frikësohej, por thoshte, sllavisht, “ ky ka një elektronski mozak”- një tru elektronik- “ dhe prej këtij do dali diçka”. Ata janë larguar para 7 vitesh, por unë pata fatin që të korr sukseset e mëdha në atë kohë kur ishin gjallë, dhe ata mburreshin dhe babai i thoshte mamasë: “ a të kam thënë që do dali diçka e mirë prej këtij” . Ai thoshtë një fjali të rëndësishme për mua :” Gjithcka çka vjen nga perëndia është më e ëmbël se mjalta”. Ndërsa mamaja, kishte frikë nga qarkullimi i madh i lekëve, kishte frikë dhe thoshte që: “Këmisha e fundit që do veshim, do jetë pa xhepa”. Jeto, mos gabo të kursesh, pra nëse do të udhëtosh shko, mos gabo të ndash prej gojës diçka, pra jeto. Gjithçka që ia kursen gojës do ta kompensosh me barna.
Living: A ju ka ndodhur që keni dështuar ndonjëherë në ndonjë seancë hipnoze ?
Sheki Useini: Me dështimin kam një çasje me specifike, sepse unë e quaj pauzë për një rifillim të ri. Nuk kam pasur ndonjë dështim që mund të veçoj, por kam pasur trishtim.
Living: A keni qënë edhe ju ndonjëherë i trishtë apo në pamundësi për të jetuar të tashmen në ekulibër të plotë ?
Sheku Useini: Në rrugëtimin tim jetësor ka pasur momente trishtuese sepse prindërit e mi vdiqën brenda dy ditëve. Mamaja u largua për shkak të një sëmundje, ndërsa babai që nuk kishte asgjë u largua dy ditë mbrapa. Ai thoshte kështu: “ Këtu ndodhi një gabim, sepse një dashuri e vërtetë nuk guxon të prishet në këtë formë, ne të dy duhet të shkonim bashkë”. Tani që i mendoj disa situata ndonëse ai nuk ishte i shkolluar, disa gjëra i kuptonte jashtëzakonisht mirë dhe thellësisisht. Kur ndodhi kjo ngjarje, pra që dhe babai u largua pa pasur asnjë lloj shqetësimi, unë kam qënë 20 minuta në trans. Kam qënë në tjetër dimension, dhe të gjithë ata familjarët që ishin aty atë ditë, më thonin që qëndroja si dru, pa levizur. Unë nuk e kam idenë se çfarë ka ndodhur me mua këto 20 minuta, në tetor të vitit 2013. Ende tani nuk mund të veçoj ndonjë ndryshim, sepse kam qënë në mes të oborrit të shtëpisë pa lëvizur fare, si një copë druri. Ende nuk mund të jap sqarim se çfarë më ka ndodhur, nuk mund të veçoj asgjë që ta lidh me ndonjë situatë tjetër.
Living: A kanë lidhje meditimi dhe feja ? Ju si e deklaroni veten ?
Sheki Useini: Unë jam qënie shpirtërore në një trup njeriu që bën përvojë njerëzore. Unë besoj thellë dhe po marr dy koncepte, dashurinë dhe meditimin, mendoj që as njërës dhe as tjetrës nuk i nevojitet feja. Unë jam rritur në familje myslimane, dhe e dua myslimanizmin, krishtërimin, budizmin, hinduizimin dhe sepse nuk i kam kuptuar në thellësi dhe nuk ka nevojë t’i kuptoj konceptet fetare. Unë kam kuptuar se ekziston një fuqi absolute që mund ta quajmë zot, perëndi, ekzistencë, fusha unike, potenciali i mundësive të pa limituara, nuk ka rëndësi. Këtë e pranoj, por nuk e pranoj që meditimit i duhet feja, apo që dashurisë i duhet feja, edhe njëra edhe tjetra ekzistojnë pa fenë. Nuk duhet të jesh fetar për t’u dashuruar, nuk vuan dashuria nëse ti nuk je fetar. Meditimi nuk ka të bëjë me fenë, mund të meditojmë pavarësisht se cilës feje i përkasim. Fejës i nevojitet meditimi, sepse secila fe, flet për meditimin dhe për dashurinë. Po asnjë dashuri dhe asnjë meditim nuk flet për fenë.
Living: Kur do të jetë seminari juaj ?
Ditën e martë, me dt 12 gusht, ora 18:00 deri në orën 19:30. Ju mund të regjistroheni falas te sheki.tidi.al dhe të kuptoni pse duhet të meditojmë, cila është koha e duhur për ta bërë, çfarë benefitesh sjell meditimi, dhe cilat mosha mund ta bëjnë.
Për tu regjistruar në trajnimin falas klikoni këtu
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...