Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nëse mendon që je e vetmja që të tmerron ideja e depilimit gabohesh. Irritimi i lëkurës, qimet nën lëkurë, puçrrat, skuqjet, lëkura “luleshtrydhe” janë të gjitha shqetësime që e bëjmë depilimin të pakëndshëm për mos të thënë stresues. Por duket se shkenca do që ta na shpëtoj njëherë e mirë nga kjo e keqe dhe na sjellë zgjidhje, depilimin me lazer. I shpejtë dhe efektiv, pa dhimbje dhe me rezultate të përhershme. Disave mund t’ iu duket shtrenjtë, por është mundësia e pagesës me këste. Por përpara se të shkojmë tek pagesa, më poshtë sjellim përgjigje për pyetjet më të shpejta në lidhje me depilimin.
Dr. Arisa Bidaj Sinanaj i jep përgjigje 9 pyetjeve më të shpeshta në lidhje me depilimin me lazer. Nëse ju shqetësojnë efektet anësore, ky artikull do të sqarojë gjithçka, Më poshtë gjeni të gjitha arsyet përse duhet të zgjidhni lazerin mbi çdo metodë tjetër.
1. Çfarë përfitimesh ka depilimi lazer nga depilimet e tjera?
Nëse jeni lodhur nga përdorimi i dyllit, briskut, piskatores apo elektrolizës, epilimi me lazer është zgjidhja më efektive, më e shpejtë, më pak e dhimbshme dhe më afatgjatë. Është një nga procedurat më të përdorshme në mbarë botën, sidomos në Amerikë. Lazeri i epilimit definitiv ka qenë subjekt përdorimi eksperimental në pacient për 20 vite para se të hidhej zyrtarisht në treg në vitin 1995-1996. Në vitin 1997, lazeri është pranuar nga FDA (Food and Drug Administration). Ekzistojnë lazera për përdorim shtëpiak, por rezultati është modest dhe jo afatgjatë. Për më tepër nuk janë pajisje mjekësore si lazerat profesionale dhe nuk ka studime qe tregojnë siguri në përdorimin e tyre. Pra, lazeri më i sigurt është ai profesional që përdoret në qendra të specializuara.
2. A është i përhershëm?
Epilimi me lazer është i përhershëm pasi shkatërron rrënjën e qimes. Tek pacientet me probleme të vazhdueshme hormonale si nivel i lartë i testosteronit, Sindroma e Policistitit Ovarik, përveç mjekimit për stabilizimin hormonal, mund të nevojiten më shumë seanca mirëmbajtjeje të lazerit. Gjithashtu pas shtatzënive, ku trupi pëson shumë ndryshime hormonale, mund të nevojiten më shumë seanca mirëmbajtje, por gjithçka është individuale. Megjithatë përqindja e daljes së qimeve është shumë me e ulët sesa në seancat e lazerit që mund të keni bërë përpara shtatzënisë.
3. Sa seanca duhen dhe sa shpesh duhet bërë një seancë?
Seancat në total janë 18 sepse 18 është cikli jetësor i qimes. Këto 18 seanca përfshijnë edhe ciklet e mirëmbajtjes që mund të zgjasin ndër vite. Qimja ka 3 faza te rritjes: anagen, telogen dhe catagen. Lazeri vepron vetëm tek folikulat aktive (faza anagen), të cilat kur goditen nga lazeri bien e nuk dalin më. Fillimisht intervalet mes seancave janë 20-30 ditë ose 30-40 dite duke filluar të rrallohen. Intervalet varen edhe nga zonat e ndryshme të trupit ose nga organizmi i pacienteve. Rezultate të kënaqshme arrihen pas 5-8 seancash, ndryshimi vihet re që në seancën e parë me 20% rënie të qimeve. Qimet fillojnë të bien që 24 orë pas seancës së lazerit, por ka paciente qe efekti u duket pas 5-14 ditësh.
Seancat e lazerit për fytyrën mund te nevojiten të bëhen çdo 2 javë fillimisht, më pas vijnë duke u rralluar. Pasi qimet të jenë zhdukur, këshillohen seanca mirëmbajtjeje me intervale vjetore vitet e para derisa të stabilizohet totalisht gjendja, por varet nga organizmi pasi ka paciente të cilët nuk kanë nevojë.
4. Është i dëmshëm lazeri për lëkurën ose shëndetin në tërësi?
Lazeri është fototermolitik selektiv, godet vetëm qimen duke njohur pigmentin natyral të melaninës, përdor gjatësinë e qimes si përcjellës për të arritur tek rrënja dhe për ta shkatërruar atë pa prekur indet e tjera rrethuese. Gjatë procedurës, stafi profesionist mbulon nishanet apo tatuazhet që mos të ketë asnjë lloj rreziku duke qenë se melanina është e koncentruar tek to. Gjithashtu vendosen syzet mbrojtëse për pacientin dhe për stafin. Nuk është i dëmshëm sepse nuk prek indet apo organet, as nuk shkon në gjak, godet drejtpërdrejtë vetëm rrënjën e qimes. Sasia e rrezeve është minimale dhe vepron vetëm ne sipërfaqe të lekurës. Nuk shkakton as kancer dhe as infertilitet. Nuk këshillohet të bëhet gjatë shtatzënisë, megjithëse është një procedurë e sigurt për shëndetin, nuk ka ende studime afatgjata që të japin një rezultat statistikor për efektet e lazerit në shtatzëni. Për femrat me gjidhënie, preferohet të fillohet lazeri 6 muaj pas ndërprerjes së gjidhënies, në mënyrë që hormonet të ekuilibrohen dhe lazeri të ketë më shumë efekt.
5. Në çfarë moshe mund të bëhet lazeri?
Lazeri preferohet të bëhet në pacientë që kanë hyrë në moshë të pubertetit, tek femrat pas menstruacionit të parë dhe tek meshkujt mbi moshën 14 vjeç.
6. Cila stine është më e përshtatshmja?
Lloji i lazerit që mundësojmë në kliniken tonë mund të behët në çdo periudhë të vitit me opsionet që ka. Megjithatë tek personat me lekurë sensitive, rekomandohet mos të bëhet gjatë periudhës së verës pasi nga ekspozimi i tepërt ne diell lekura është më e ndjeshme ndaj hypo ose hiperpigmentimit të lekurës (ndryshime të ngjyrës).
7. Çfarë efektesh anësore mund të ketë?
I vetmi efekt anësor është mundësia e skuqjes së lëkurës në zonën e trajtuar, por është diçka momentale. Kjo varet nga ndjeshmëria e zonës së trajtuar dhe lëkurës individuale. Nuk duhet aplikuar gjatë kohës së marrjes të disa medikamenteve photosensibilizues si antibiotikët, kontraceptivët, antidepresivët, antiaknet, etj sepse mund te shkaktoje hipo ose hiperpigmentim të lëkurës. Për të shmangur çdo lloj efekti anësor, përpara aplikimit të lazerit, në klinikë plotësohet kartela për secilin pacient duke i bërë një anamneze për të ditur gjendjen shëndetësore të tij, alergjitë që mund të ketë.
8. A shkakton irritim lëkure lazeri?
Përgjithësisht jo, sepse lazerat e teknologjisë së fundit kanë kokë te akullt dhe reduktohet maksimalisht dhimbja apo ndjesia e djegies. Gjithashtu aplikohet xhel për të ndihmuar përdorimin e tij. Brisku duhet përdorur 24 orë para procedurës se lazerit. Në zona më delikate mund të shkaktojë skuqje momentale. Në rast se pacienti bezdiset mund të aplikojë akull në atë zonë ose krem me përmbajtje steroide. Lazeri duhet aplikuar nga staf profesional i licensuar dhe i trajnuar për përdorimin e tij në mënyrë që mos te shkaktojë djegie të lekurës. 2-3 ditë pas lazerit pacienti nuk duhet të lahet me ujë shumë të nxehtë, të shkojë në sauna, të futet në pishinë me përqindje të lartë klori apo të përdori acide peeling për trajtimet e fytyrës.
9. Bëhet për çdo lloj lëkure dhe çdo ngjyrë qimeje?
Thuhet se lazeri është më efektiv në individë me ngjyrë lëkurë të hapur dhe qime të errët, por me lazerat e teknologjisë së fundit, mund të aplikohet me sukses në çdo lloj ngjyre lëkure dhe qime pasi ka opsione që seleksionohen në varësi të tipologjisë së lëkurës së pacientit. Përjashtohen rastet e pushit të bardhë sepse ai nuk ka melaninë dhe asnjë lloj lazeri deri tani nuk e shkatërron dot plotësisht pasi lazeri njeh melaninën. Shkenca po bën studime të vazhdueshme për të arritur rezultat edhe në këto raste. Ne preferojmë pajisjet e teknologjive më të fundit.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...