A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Ekspertët mbretërorë pretendojnë se Kate Middleton ka të ngjarë të jetë "e dëshpëruar” pas zbulimeve të bëra në librin biografik të Princit Harry dhe Meghan Markle.
Libri do të dalë në treg javën e ardhshme dhe jep një pasqyrë se si çifti u nda nga familja Mmbretërore. Pjesë të biografisë pretendojnë se princi Harry u zemërua shumë me vëllain e tij William, pasi duka i Cambridge pasi ky i fundit nuk ndalonte së dhëni këshilla për marrëdhënien e tij me Meghan.
Princi William e këshilloi princin Harry: "Merr sa më shumë kohë për të njohur personin që ke në krahë." Lady Colin Campbell ka pohuar se kjo pjesë e librit ka "mërzitur" disa anëtarë të familjes mbretërore.
Ajo tha në një raport të fundit: "Më është thënë që shumë pjesëtarë të familjes mbretërore janë të mërzitur nga kjo deklaratë pasi princi William do kishte thënë të njëjtën gjë dhe nëse në vendin e Meghan do të ishte vajza e një Duke. "
Sipas saj princi William ishte "keqpërfaqësuar", dhe se Kate do të trishtohet shumë nga libri. Libri gjithashtu zbulon aspekte të marrëdhënieve midis Meghan dhe Kate duke thënë se kjo e fundit është treguar gjithnjë e përmbajtur kur bëhej fjalë për kunatën. Megjithëse Meghan u përpoq shumë të lidhej me Kate, dukesha mezi e pranoi atë.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...