Ëmbëlsira 5 Gusht 2020

Krem i ftohtë me kos sikur ta kishit blerë në pastiçeri

Ëmbëlsira

I ngjashëm me akulloren, ky krem i ftohtë me shije kosi do t’ju freskojë në orët më të nxehta të verës. Përgatitet në 10 minuta, ndaj do të ishte e kotë të dilni për të blerë një  kasatë a akullore kur më shpejtë do të bënit këtë ëmbëlsirë në shtëpi! Nga Linda Fishta, fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 6 gota:

? 400 g kos i bardhë shumë i trashë
? 300 ml pana e ftohtë, nga frigoriferi
? 60 g sheqer pluhur
? 1 bustinë vanilje
Për dekorim: Karamel gati ose salca të tjera frutash sipas dëshirës, thërrime biskotash etj.
Përgatitja:
1 Në robot ose me rrahësin elektrik të vezëve bëjmë marengë me panën dhe sheqerin.
2Shtojmë kosin pjesë-pjesë dhe e përziejmë me spatul, me shumë kujdes. E shpërndajmë nëpër gota ose tasa dhe i lëmë në frigorifer për të paktën 3 orë, duke i mbuluar më parë me qese kuzhine. Në momentin kur do t’i shërbejmë, i dekorojmë sipas dëshirës me salcë frutash etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor