Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Mesa duket Donald Trump i ka ardhur në majë të hundës me aplikacionin e njohur TikTok. Gjatë kohës së karantinës të vegjël e të mëdhenj, të njohur dhe persona të thjeshtë, djem dhe vajza, të gjithë duket se u argëtuan dhe e ndjenë më pak izolimin prej pandemisë me Tik Tok, por mesa duket Trump ka vendosur ta zhduk njëherë e mirë nga Shtetet e Bashkuara këtë mënyrë të re argëtimi.
Preteksti për të bërë një veprim të tillë është se Tik Tok është në pronësi të një kompanie kineze.
Nëse pyesni veten përse personi më i rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara merret me të tilla vogëlsira si një aplikacion, arsyet ai i ka dhënë për një reporter të ''Air Force One Friday Night'': ”Unë e kam autoritetin për ta bërë diçka të tillë. Mund ta bëjë me një urdhër ekzekutiv. Do ta zhdukim nga Shtetet e Bashkuara”.
Një veprim i tillë duket si një tekë fëmijësh, duke marrë parasysh që ky aplikacion ka 100 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara, ka punësuar 1000 amerikanë përgjatë këtij viti dhe ka në planë të punësojë dhe 10000 të tjerë. Të presim nëse këto fjalë do t’ i marrë era apo do të bëhen realitet.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...