Aktualitet 1 Gusht 2020

120 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ja harta e shpërndarjes

Aktualitet

 

Ministria e Shendetesise raportoi sot se nga 510 testime qe jane kryer ne 24 oret e fundit, kane rezultuar 120 raste pozitive ne vend.

flutura

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.”

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)
Testime totale 41709
Raste pozitive 5396
Raste të shëruara 2961
Raste Aktive 2274
Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1251
Durrës 277
Shkodër 211
Vlorë 95
Fier 85
Lezhë 84
Korçë 68
Kukës 66
Elbasan 55
Gjirokastër 31
Berat 27
Dibër 24

Burimi/GazetaPanorama 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor