Aktualitet 1 Gusht 2020

Fëmijët më të prekurit; Jo nga Covid-19 por nga pasojat psikologjike të tij; OKB jep alarmin

Aktualitet

Mbyllja e shkollave dhe izolimi po marrin më shumë jetë fëmijës se sa virusi në vetvete. Këtë lajmërim e ka bërë vet OKB dhe është një nga arsyet kryesore për rihapjen e shkollave në shtator.

Në një studim të realizuar nga OKB, izolimi dhe mbyllja e shkollave mund të jetë duke i marrë jetën më shumë fëmijëve sesa vetë virusi. Përllogaritet se këto dy masa mund të jenë përgjegjës për 10 mijë vdekje më shumë, në secilin muaj.

Krerët e agjencive të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit, kanë nënshkruar një thirrje në revistën shkencore “The Lancet” për të vepruar, duke përmendur strategji në përgjigje të koronavirusit, të tilla si “distanca fizike, mbyllja e shkollave, kufizimet tregtare dhe bllokimet e vendit” po kontribuojnë në kequshqyerjen e fëmijëve në të gjithë botën.

Studimi sugjeron se metodat e bllokimit mund të bëjë që 6.7 milionë fëmijë më shumë të jenë të uritur, shtuar 47 milionëve që OKB-ja vlerësoi se vuanin nga kequshqyerja para pandemisë.

Një ekip studiuesish nga disa institucione shkencore - përfshirë Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Politikave të Ushqimit (#IFPRI) dhe Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg - analizuan më shumë se 118 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Bllokimet dhe masat e tjera të zbutjes së pandemisë mund të rezultojnë në "ndikime në arsim gjatë gjithë jetës së tyre, në rreziqet e sëmundjeve kronike dhe formimin e përgjithshëm të kapitalit njerëzor, si dhe lëjnë pasoja në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve".

“Vlerësimet e paraqitura ka të ngjarë të jenë të zbutura, duke marrë parasysh që kohëzgjatja e kësaj krize është e panjohur dhe ndikimet e saj të plota në sistemet e ushqimit, shëndetit dhe mbrojtjes sociale ende nuk dihen”, paralajmëron studimi.

Ky studim është si një mbështetje për ata vende që janë pro hapjes së shkollave

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor