Pjata kryesore 31 Korrik 2020

Byrek me qepë dhe domate siç e bënte gjyshja

Pjata kryesore

Shihni videorecetën e kësaj pjate që  sjell gjithmonë dëshirë për t'u mbledhur bashkë:

Përbërësit:

3 qepë

4 domate

Kripë

Piper

Vaj ulliri

400 g miell

200 ml ujë

Kripë

Në tigan kaurdisim me vaj ulliri, qepët e grira imët, shtojmë domatet pasi i kemi pastruar lëkurat dhe i kemi prerë imët. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E ziejmë derisa të zbutet qepa plotësisht dhe domatet janë tretur. Vendosim miellin në tavolinë, e hapim në mes duke krijuar një gropë, shtojmë kripë dhe ujë. Formojë brumin dhe e ndajmë në 14 pjesë, i bëjmë top dhe i hapim me niseshte afërsisht sa dora. I lyejmë me vaj dhe i vendosim bashkë mbi njëra – tjetrën nga 7 petë, e hapim petën e parë sa madhësia e tavës dhe hedhim mbushjen. Vendosim petën e dytë lart dhe mbyllim anët mirë, e lyejmë vaj dhe e pjekim në furrë të parangrohur më parë me 180 gradë për 30 minuta derisa të marri ngjyrë të artë.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor