Shendeti 29 Korrik 2020

Lufta kundër ‘sëmundjes së shekullit’, 6 ushqimet që ju mbrojnë nga kanceri

Shendeti

Me mënyrën e jetesës moderne, njerëzit janë të ekspozuar ndaj agjentëve të shumtë kancerogjenë në baza ditore. Kështu nuk është çudi që rreziku për kancerin të jetë i madh. Për të pasur një jetë të shëndetshm, ju sugjerojmë një listë me ushqime, fruta dhe perime që duhet t’i bëni pjesë të menusë suaj ditore apo javore:

Brokoli: Të mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive, zorrës së trashë, gjirit, fshikëzës dhe të prostatës. Shija pak e hidhur e brokolit dhe e perimeve të të njëjtës familje si, lakra dhe lulelakra, konsiderohen si faktorë kryesorë për efektet mbresëlënëse në luftën kundër kancerit. Në studimet laboratorike është dëshmuar se përbërësit e hidhur, izotiocianatët dhe glukozinolatet, pengojnë përhapjen e kancerit.

Hudhra: Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e stomakut, zorrës së trashë, gojës dhe fytit. Përbërësit që i japin aromën unike hudhrës, përmbajnë agjentë të fortë kundër kancerit. Të gjitha bimët e familjes së qepës, duke përfshirë preshin dhe qepët e kuqe, përmbajnë këto përbërës. Në studimet laboratorike, kanceri i detyruar kimikisht është ndërprerë nga përbërësit aktive të përftuar nga allçini ( i cili vjen nga hudhra ). Studimet kanë treguar një rrezik më të ulët, të disa kancereve të zakonshme, tek njerëzit që kanë ngrënë shumë hudhër, në krahasim me ata që nuk e kanë konsumuar atë.

Çaji jeshil: Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të fshikëzës, stomakut dhe zorrës së trashë. Përbërësi më i rëndësishëm në çajin jeshil kundër kancerit, është EGCG ( epigallokatehin-3- gallate), një antioksidant i fuqishëm, i cili ndalon dëmin në nivelin gjenetik në kulturat laboratorike. Në studimet e kafshëve, ky përbërës parandalon kancerin që të furnizohet me gjak, që do të thotë se ky lloj kanceri nuk mund të zhvillohet më tej. Çaji jeshil ka më pak kafeinë sesa çaji i zi ose kafeja, por në qoftë se e pini atë në sasi të mëdha, mund të shkaktojë probleme të tilla si pagjumësia.

Kosi: Mbron kundër kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë. Probiotikët, bakteret e dobishme që janë gjetur në kos, ndikojnë në shëndetin e tretjes dhe sistemin imunitar. Në studimet e kafshëve, ka rezultuar se konsumimi i rregullt i kosit rrit nivelin e përbërësve imunë kundër kancerit, të tilla si, interferonet dhe të ashtuquajturat qelizat vrasëse natyrore.

Portokalli dhe karota: Mbrojnë kundër kancerit të mushkërive dhe llojeve tjera të kancerit. Portokalli dhe karota janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C dhe beta-karotene. Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë, që mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, molekula që shkaktojnë dëme që mund të çojnë në kancer. Ushqimi i pasur me fruta dhe perime redukton kancerin e mushkërive dhe llojeve të tjera të kancerit.

Fara e lirit: Mbron kundër kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë. Fara e lirit përmban lignane, estrogjene bimore që ndryshojnë metabolizmin e estrogjenit natyror në një mënyrë që mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit. Ashtu si të gjitha ushqimet e pasura me fibra, liri ka një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm të zorrëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor