Modë 28 Korrik 2020

Të luash me pamjen, ja cili është suksesi i prezantueses Evi Reçi gjatë këtij sezoni televiziv

Modë

Nga Santana Çomora

Në momentin e parë kur morëm vesh se Evi Reçit i ishte besuar drejtimi i “Vizioni i pasdites”, të gjithë menduam njëzëri “Po Evi sikur është këngëtare, ç’mund të bëjë vallë në ekran?”, por vazhdimi provoi krejt të kundërtën. Ajo u bë shumë shpejt një nga figurat më të dashura të pasdites, duke sjellë një frymë të re në moderim, ku sigurisht nuk mund të mos binte në sy edhe me stilin e saj të larmishëm, krejt ndryshe nga ngjyrat dhe prerjet monotone që ‘’lundrojnë’’ rëndomtë në media.

Në mbyllje të një tjetër sezoni të suksesshëm të “ Vizioni i pasdites”, ne në Living kemi sjellë disa nga veshjet më pikante, që e bënë Evin të dallojë nga të gjitha prezantueset e tjera të kësaj fashe orari programesh të pasdites.

E ëmbël, e qeshur, me një të folur që e spikat direkt dhe me një fizik të palestruar, Evi ka ditur të bëj dallimin jo vetëm nëpërmjet prezantimit, por edhe përmes veshjeve të saj duke bërë modë përtej ekranit.
Duke patur një trup të drejtë dhe mjaft të gjatë, Evit i shkojnë të gjitha, që nga fustanet e gjatë polka dots, tek ato të mëndafshit me linja femërore e deri tek ata të ngushtët që e tregojnë akoma më elegante.

Si prezantuese e një prej programeve me audiencën më të lartë në Vizion Plus, ajo di të luajë mjaft mirë me detajet, si dhe me ngjyrat duke i dhënë pamjes së saj, dritë dhe mjaft finesë në ekran.
Por, ne të Living nga të gjitha daljet e saj na kanë rënë në sy disa veshje e mes tyre nuk mund të mos diferenconim veshjet me pantallona të gjata. Jo kujtdo i shkojnë kaq shumë! Ju si mendoni?

Ajo ka ditur të luajë edhe më këtë outfit, duke e kombinuar me këmishë me fjongo, një must i këtij viti apo edhe bluza me mëngë viktoriane.

Përveç kësaj, një detaj që e shoqëron gjithmonë janë edhe takat e larta, që Evi mesa duket i ka fort për zemër. Duke parë që brenda saj, ajo di dhe bën modë, shpresojmë që edhe në vjeshtë të dijë të na përcjellë sa më shumë trende dhe prezantim sa më dinjitoz.

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor