Femijet 28 Korrik 2020

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën

Femijet

Nga Lira Gjika/Prindër tregojini fëmijës se kush ishte veprimi, që u bë shkak të merte këtë dënim. 
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq e të ngecet në ujrat e dyshimit. Tmerri i dyshimit, është shumë i njohur dhe i studiuar. Dëmi i tij është i pallogaritshëm në fëmijëri, pasi fëmija nuk ka fjalorin e duhur për ta shprehur atë që ndjen. Ngjarja memorizohet si “shija” e ndjesisë, por e pa emërtuar. Kjo është arësyeja që kur rritemi, nuk kuptojmë pse na shpërthen një ndjesi inati që nuk dimë ta kontrollojmë, por as dhe e kuptojmë arësyen, pasi ngjarja konkrete, e vetme, nuk mund të provokojë një shpërthim të tillë nervozizmi. Jo më kot specialistët insistojnë, që fëmijës i duhet treguar dhe folur, për çdo gjë, që do ti ndodhë. Nuk duhet lënë nën trysninë e fantazisë së manipuluar nga tmerri i dyshimit, se ai është i keq, çfar ka bërë?, çfar do ti ndodhë?, pse ishte kaq e keqe ajo që bëri? e me rradhë..... 
Mos e harroni, fëmija po rritet, dhe shumë veprime edhe pse mund të bëhen me qëllim, nuk janë për të bërë keq, por për të tërhequr vëmëndjen, se është keq. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor